Këngëtarja Lizzo ka folur hapur për pasiguritë dhe ankthin që e kanë shoqëruar për vite me radhë, duke thënë se vetëm tani po arrin të shërojë plagët emocionale të fëmijërisë së saj.
Në një intervistë për Los Angeles Times, artistja 38-vjeçare ka treguar se gjatë fëmijërisë ndihej shpesh e bezdisshme dhe kishte një perceptim negativ për veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam rritur duke menduar se isha shumë e bezdisshme. Ishte një nga pasiguritë e mia më të mëdha. Jam më e vogla në familje dhe luaja një instrument që është tmerr të dëgjosh kur nuk luhet mirë. Kam qenë e dobët në flaut për të paktën dy vjet”, ka thënë ajo.
Lizzo beson se tani po arrin të kapërcejë ankthin që e ka ndjekur gjatë gjithë jetës.
“Ankthi më ka bërë hije gjatë gjithë jetës sime dhe mendoj se po shëroj diçka brenda vetes, te fëmija im i brendshëm, pa e kuptuar as vetë”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka thënë gjithashtu se me kalimin e viteve ka mësuar të përballet në mënyrë më të “shëndetshme” me kritikat.
“Kam dëgjuar gjithçka që mund të thuhet për mua, kështu që tani asgjë nuk më shqetëson më”, ka thënë Lizzo, duke shtuar me humor se në internet e kanë krahasuar me figura të ndryshme dhe madje i kanë vendosur fytyrën mbi fotografi qesharake.
Artistja foli edhe për periudhat e vështira me depresionin, duke treguar se muzika e ka ndihmuar të përballojë momentet më të errëta të jetës.

“Muzika më shpëtoi jetën. Kishte ditë shumë të vështira gjatë punës për albumin ‘Love in Real Life’, kur mendoja se nuk do ta përballoja dot ditën, por duhej të shkoja në studio”, ka thënë ajo për Rolling Stone.
Lizzo ka pranuar se më parë shqetësohej shumë për mënyrën se si publiku do t’i interpretonte tekstet e saj, por tani ndihet më e sigurt në vetvete.
“Mendoja gjatë për çdo fjalë, sepse më interesonte se si do të ndiheshin njerëzit që dëgjonin muzikën time. Por sot të gjithë ofendohen nga gjithçka, kështu që është e pamundur të mos ofendosh dikë. Prandaj, thuaj atë që dëshiron të thuash”, ka përfunduar ajo.