Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare

Luke Wilson

Aktori i njohur i Hollywood-it ka folur publikisht për herë të parë për atësinë, pasi mirëpriti fëmijën e tij të parë me partneren e tij prej disa vitesh, Kendall Yates, duke realizuar kështu një dëshirë që e kishte shprehur prej kohësh.

Luke Wilson ka thënë se të bëhej baba për herë të parë ka qenë përmbushja e një ëndrre të kahershme.

Aktori 54-vjeçar zbuloi gjithashtu se ndihet shumë krenar pasi mirëpriti në heshtje fëmijën e tij të parë me partneren e tij, Kendall Yates, 24 vjeçe.

Ylli i filmave Old School dhe Legally Blonde e konfirmoi lajmin gjatë premierës së serialit të tij të ri televiziv The Hawk, pasi më herët gjatë javës ishin publikuar raportime se ai dhe Kendall kishin mirëpritur së fundmi fëmijën e tyre të parë.

Çifti, i cili është në një lidhje që nga viti 2023 dhe bëri paraqitjen e parë publike në festën e premierës së Horizon: An American Saga në qershor të vitit 2024, ende nuk kanë zbuluar publikisht emrin apo gjininë e foshnjës.

Edhe Justin Baldoni thyen heshtjen pas betejës ligjore me Blake Lively Showbiz 3 d. më parë Justin Baldoni thyen heshtjen pas betejës ligjore me Blake Lively

Luke ka folur prej vitesh për dëshirën e tij për t'u bërë baba, duke u frymëzuar nga përvoja e vëllezërve të tij, Owen Wilson dhe Andrew Wilson, si prindër.

Duke folur për Entertainment Tonight në premierën e The Hawk, Luke u shpreh për rolin e tij të ri si baba:

"Është pikërisht ashtu siç thonë të gjithë. Thjesht po përpiqem të bëj një punë të mire. Jam shumë krenar që jam baba."

Prej disa vitesh, aktori kishte treguar se shpresonte të kishte fëmijë, duke thënë se kalimi i kohës me mbesat dhe nipërit e tij e kishte shtuar edhe më shumë këtë dëshirë.

Gjatë një interviste në emisionin e Conan O'Brien në vitin 2020, Luke tha:

Edhe Reese Witherspoon vlerësohet për punën në serialin e ri “Legally Blonde” Showbiz 6 d. më parë Reese Witherspoon vlerësohet për punën në serialin e ri “Legally Blonde”

"Mendoj se jam një xhaxha argëtues. Shkoj shumë mirë me ta; janë fëmijë fantastikë. Gjatë pandemisë pata edhe një moment si në filmin The Shining me djalin e Owen-it, Ford, kur i thashë: 'E di që të dua, apo jo, Ford? Je një djalë i mirë.'"

Luke shtoi në atë kohë:

"Shkoj shumë mirë me ata. Janë fëmijë të mrekullueshëm dhe janë pikërisht ata që më bëjnë të dua të kem edhe unë fëmijë. Duhet ta realizoj këtë më shpejt sesa më vonë."

Aktori bëri edhe shaka për faktin se po bëhej baba në një moshë më të madhe, duke përmendur aktorin e ndjerë Anthony Quinn, i cili pati një fëmijë në një moshë shumë të vonë.

Luke tha me humor:

Edhe Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat Showbiz 1 j. më parë Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat

"Anthony Quinn pati një fëmijë kur ishte 80 vjeç. Unë thjesht nuk dua të jem ai babai që duhet të paguajë ndonjë djalë nga lagjja që t'i hedhë topin djalit tim, sepse vetë nuk mundem."

Përveç roleve të tij më të njohura në kinema, Luke Wilson njihet edhe për interpretimet në The Royal Tenenbaums, Idiocracy, Stargirl dhe serialin televiziv Enlightened, ndërsa familja Wilson vazhdon të jetë një nga dinastitë më të njohura të aktrimit në Hollywood.