Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parlamenti Evropian përsërit kërkesën ndaj Serbisë: Duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian ka përsëritur se Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në “X”, Serbisë i është ritheksuar kërkesa për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. 

“Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në postim.

PE-ja ka përmendur edhe nevojën e zgjedhjeve të ndershme për zgjidhje të krizës politike në Serbi.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike”, përfundohet në postim. 

 

Edhe BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve Arbëri 6 muaj më parë BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve

 

Serbia për katër vjet nuk ka hapur asnjë kapitull, ndërsa edhe në fotografinë e bashkëlidhur të Parlamentit Evropian në postimin e fundit, tregohet që Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2012.

Ditë më parë, Parlamenti Evropian kërkoi që Serbisë t’i ndalen edhe fondet për shkak të problemeve me sundimin e ligjit, ndërsa e kritikoi edhe për raportet me Kosovën. 

Serbinë, Parlamenti Evropian e ka kritikuar edhe për vazhdimin e forcimit të raporteve me Rusinë dhe për presion ndaj mediave. Rezoluta e cila kritikon Serbinë është miratuar në Parlamentin Evropian me 468 vota në favor, 116 kundër dhe 79 të përmbajtur.

Edhe Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht angazhimin e Serbisë në dialog - Parlamenti e kritikon Arbëri 4 d. më parë Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht angazhimin e Serbisë në dialog - Parlamenti e kritikon

E përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në takimin e tyre në Bruksel nuk arritën pajtim për të hapur grupkapitullin 3 në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë.

Komisioni Evropian kishte rekomanduar që të hapet ky grupkapitull duke nënvizuar se Serbia i ka përmbushur kriteret e nevojshme, por sipas burimeve diplomatike, kundër ishin Holanda, Suedia, Belgjika, Finlanda, Kroacia, Bullgaria, tri vendet Baltike (Estonia, Lituania e Letonia) dhe me rezerva edhe disa vende tjera.