Showbiz

Mbrojtja e P.Diddyt del me rekomandim për trupin gjykues

P.Diddy

P.Diddy

Foto: Associated Press

Pas vendimit të gjykatës ndaj reperit P.Diddy, që u lirua nga akuzat për krim të organizuar, trafikim seksual dhe komplot, mbrojtja e tij ka dalë me një propozim për trupin gjykues.

Në një letër të siguruar nga CNN, avokatët e tij kërkuan që P.Diddy të paguajë një shumë që do t'ia lejonte lirimin me kusht.

Në vijim është letra me propozimet e bëra:

Të paguhet një obligacion prej 1 milion dollarësh, i bashkëfirmosur nga Sean John Combs (P.Diddy), nëna e tij, motra dhe nëna e vajzës së tij më të madhe;

Udhëtimi i Combs do të kufizohet në pjesë të Floridës, Kalifornisë, New Yorkut dhe Neë Yerseyt (Combs ka shtëpi në Florida dhe Kaliforni, dhe dy shtetet e fundit do të mbulojnë vizitat me avokatët dhe pjesëmarrjen në gjykatë);

Dorëzimi i pasaportës së Combs;

Testimi i drogës nga shërbimet paraprake;

“Të gjitha kushtet e tjera standarde të mbikëqyrjes paraprake.”

Procesi gjyqësor ndaj tij do të vazhdojë.

Ai u shpall fajtor të mërkurën për transportim me qëllim të angazhimit në prostitucion, derisa kjo po konsiderohet si vepra më e lehtë. Akuzat për të cilat është shpallur fajtor përmbajnë një dënim me burgim prej maksimalisht 10 vjetëve, për secilën pikë.  E akuzat nga të cilat u lirua përmbanin dënim deri me burgim të përjetshëm.

Lexo përditësimet tjera
P.Diddy

P.Diddy lirohet nga akuzat për krim të organizuar dhe trafikim seksual, fajtor për dy akuza tjera

Reperi i njohur P.Diddy është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzat për komplot për krim të...