Reperja e famshme nga Britania, M.I.A, emri i vërtetë i të cilës është Mathangi Arulpragasam ka lansuar brendin e saj të veshjeve, OHMNI, përmes së cilit po pretendon ta mbrojë trupin e njeriut nga valët 5G si dhe ato elektromagnetike.
Faqja zyrtare e brendit në rrjetrin social Instagram:
Përveç punës që bën në fushën e muzikës, ka lansuar brendin e veshjeve OHMNI, në mënyrë që ta mbrojë veten dhe adhuruesit e saj nga efekti negativ, që sipas saj, kanë valët elektromagnetike në tru, duke krijuar kapele me folie, shkruan Daily Mail.
Përveç kapelave ajo ka krijuar pelerina me folie që mbrojnë trupin nga këto valët, veshje të brendshme, bluza, si dhe çanta për të mbajtur gjësendet dhe telefonat, të cilat thuhet se parandalojë edhe përgjimin e telefonave.
Qëllimi kryesor i brendit të M.I.A-s është që të bëhet si një lloj “strehe mbrojtëse” e cila siguron mbrojtje 99.999 për qind nga inteligjenca artificiale, e cila, sipas saj, po rritet çdo ditë e më shumë.

Brendi i krijueses së hitit “Paper Planes”, për krijimin e këtyre veshjeve përdor argjendin, që thuhet se mund të ndihmojë shmangien apo devijimin e valëve elektromagnetike.

Sipas raportimeve, para se M.I.A ta bënte të ditur lajmin për brendin e saj të ri përmes rrjetit social Instagram, pati paralajmëruar se është në përgatitje të tij kur kishte folur në emisionin e Alex Jones, i cili është emision në të cilin flitet për teori konspirative.
Në atë emision ajo pati thënë se këto rroba janë projektuar t'i mbrojnë njerëzit nga “pluhuri i ligë”, gjë që sipas saj janë valët 5G, Wi-Fi e nanogrimcat.
Sidoqoftë ka shumë njerëz që po pyesin se a janë me të vërtetë të nevojshme këto “veshje mbrojtëse” duke thënë se nëse këto teori konspirative janë të gabueshme atëherë mirë për M.I.A-n dhe se tani ka disa veshje që janë të krijuara nga metali i vlefshëm e argjendi i pastër.

Ndërkohë M.I.A ka thënë se nëse teoritë janë të sakta ajo, përmes këtyre veshjeve, ka shpëtuar të ardhmen e njerëzimit.