Aktorja Michelle Pfeiffer ka treguar se mëmësia i ka sjellë një ekuilibër të madh në jetën e saj, duke e ndihmuar të ndihet më e qëndrueshme pavarësisht një karriere të gjatë në qendër të vëmendjes.
Ylli i filmave si “Scarface” dhe “The Russia House” është nënë e dy fëmijëve, Claudia, 32 vjeçe dhe John Henry, 31 vjeç, të cilët i ka me bashkëshortin e saj, producentin televiziv David E. Kelley. Çifti u martua në vitin 1993, pasi u njohën në një takim të organizuar nga miqtë, dhe kanë mbi 30 vjet martesë të qëndrueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për revistën britanike OK!, Pfeiffer ka thënë se mëmësia i ka ndryshuar jetën, ka raportuar FemaleFirst.
“Që kur u bëra nënë, gjeta ekuilibrin në jetën time. Të jesh aktor do të thotë të jesh vazhdimisht i përqendruar te vetja, ndaj është lehtësim të kesh diçka që të nxjerr nga ky lloj egoizmi. Të jep një kuptim tjetër jetës”, ka thënë ajo.
Aktorja ka shpjeguar se natyra e profesionit të aktrimit shpesh i shtyn aktorët të analizojnë vazhdimisht veten, gjë që ndonjëherë mund të mos jetë e shëndetshme.
“Është thjesht natyra e këtij profesioni. Ti përpiqesh të lidhesh me personazhin tënd, dhe kjo të bën më reflektues se shumica e njerëzve. Ndonjëherë, kjo mund të kalojë në një pikë që nuk është e shëndetshme”, ka thënë ajo.
Së fundmi, Pfeiffer është rikthyer në ekran përkrah Kurt Russell në serialin “The Madison”, një dramë nga krijuesi Taylor Sheridan. Historia ndjek familjen Clyburn, e cila zhvendoset nga New York, duke u përpjekur të përballojë një tragjedi që ua ka ndryshuar jetën.
Në moshën 67-vjeçare, ylli ka përjetuar edhe humbje të shumta në jetën e saj dhe ka thënë se dhimbja përjetohet ndryshe nga secili.
“Kur arrin në moshën time, ke humbur mjaft njerëz të afërt, miq, familjarë, kolegë, kështu që, fatkeqësisht, nuk duhet të kërkosh shumë larg për frymëzim”, ka thënë ajo.
Pffifer ka shtuar se mënyra si njerëzit përballen me dhimbjen është shumë individuale.
“Hidhërimi shfaqet ndryshe te secili. Disa njerëz janë shumë të përmbajtur. Te disa të tjerë, gjithçka del hapur. Kur dhimbja bashkohet me tronditjen e një tragjedie të papritur, atëherë hyn në lojë edhe diçka e ngjashme me traumën e thellë. Dhe ndonjëherë, si në rastin e Abbyt, vajzës sime të madhe, ajo qëndron më e fortë sepse sheh se sa e tronditur jam unë”, ka thënë ajo.