Showbiz

Miley Cyrus po planifikon diçka të madhe për 20-vjetorin e “Hannah Montana”

Miley Cyrus

Miley Cyrus po planifikon “diçka shumë speciale” për përvjetorin e 20-të të serialit të famshëm “Hannah Montana” në të cilin ajo luan rolin kryesor. 

Cyrus, 32 vjeç, është bërë e famshme në serialin e Disneyt, i cili është transmetuar për katër sezone nga viti 2006 deri në vitin 2011, dhe së fundmi ka zbuluar se do të donte t’i bënte homazh serialit me një festë të veçantë vitin e ardhshëm.

“Dua të dizenjoj diçka vërtet, vërtet të veçantë për të, sepse ishte vërtet fillimi i gjithë kësaj që ndodhet këtu sot. Pa Hannah-n, nuk do të isha kjo që jam sot”, ka thënë Cyrus për radion SiriusXM.

Në serial Cyrus ka luajtur si Miley Stewart, një vajzë adoleshente që jeton një jetë të dyfishtë si këngëtarja e famshme e popit Hannah Montana.

“Është çmenduri të mendosh gjithashtu se fillova si një personazh që mendoja se do të ishte e pamundur ta lija. Dhe tani kjo është diçka që kur hyj në një hapësirë, shihet si kjo ndjenjë nostalgjie ose diçka që e ke nga fëmijëria, por tani jam integruar në jetën e të gjithëve aq sa vetë personazhi. Pra, është emocionuese ta festosh këtë”, është shprehur ajo.

Teksa Miley fillimisht ishte e etur të hiqte dorë nga imazhi i saj i pastër dhe të linte personazhin pas përfundimit të serialit, ajo zbuloi vitin e kaluar se ende ndjen shumë dashuri për Hannah Montana.