Sulmuesi i Përfaqësueses së Shqipërisë në futboll Mirlind Daku është bërë baba për herë të parë.
Lajmin Daku e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Daku dhe ish-banorja e BBVK, Vesa Vllasaliu, kanë mirëpritur një vajzë të cilën e kanë paguar me emrin Miresa.
“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!” – ka shkruar Daku në Facebook.