Aktori Orlando Bloom raportohet se ka nisur një lidhje të re me modelen Luisa Laemmel, pas ndarjes nga këngëtarja Katy Perry në vitin 2025.
Sipas The Sun, aktori 49-vjeçar dhe modelja 28-vjeçare janë duke u takuar “në heshtje qe disa muaj”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Orlando dhe Luisa janë duke u takuar qetësisht prej disa muajsh. Ata janë bërë si një njësi e vogël familjare dhe Orlando madje e mori me vete edhe qenin e tij të vogël, Biggie Smalls, gjatë një udhëtimi”, ka thënë një burim për The Sun.

Burimi ka shtuar se distanca mes tyre është sfidë, pasi Bloom jeton në Los Angeles ndërsa Laemmel në New York.
“Nuk mund të takohen shpesh, por janë vazhdimisht në kontakt dhe mes tyre ka një kimi të fortë”, ka thënë burimi.
Dyshja u pa së bashku në muajin shkurt, duke u larguar krah për krah nga ngjarja “SuperBowl” në Santa Clara, çka shtoi zërat për romancën.
Laemmel ka punuar me brende të njohura si “Calvin Klein”, “Maybelline” dhe “YSL Beauty”, si dhe ka diplomë në psikologji.

Raportohet gjithashtu se ata kanë kaluar kohë së bashku në një suitë luksoze në The Dolder Grand, ku mendohet se Bloom ka takuar familjarët e saj, dhe më pas kanë shijuar një fundjavë në resortin Bürgenstock Resort.
Në muajin korrik të vitit 2025, Bloom dhe Perry konfirmuan publikisht ndarjen pas një lidhjeje nëntëvjeçare dhe një fejesë qç zgjati gjashtë vjet.
Ata kanë theksuar se prioriteti i tyre mbetet vajza e tyre pesëvjeçare, Daisy.
“Për shkak të interesimit të madh rreth marrëdhënies sonë, mund të konfirmojmë se gjatë muajve të fundit kemi ndryshuar dinamikën e saj për t’u fokusuar te bashkëprindërimi. Do të vazhdojmë të shihemi si familje, pasi prioriteti ynë i përbashkët është, dhe do të jetë gjithmonë, rritja e vajzës sonë me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët për Poeple.
Pas ndarjes, Perry ka nisur një lidhje me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, i cili u nda nga Sophie Gregoire në vitin 2023 pas 18 vjetësh martesë.
Ndërkohë, në muajin shtator të vitit 2025, Bloom u shpreh se ka ende respekt për ish-partneren e tij.
“Jam shumë mirë dhe mirënjohës. Kemi një vajzë të mrekullueshme. Dhe ne jemi mirë, do të jemi mirë. Kam vetëm dashuri për të”, ka thënë ai gjatë një interviste me Craig Melvin në emisionin Today.
Aktori, i njohur për rolin në filmin “Pirates of the Caribbean”, është gjithashtu baba i një djali 16-vjeçar, Flynn, nga martesa e tij e mëparshme me modelen Miranda Kerr.