Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dukjet më të mira nga “Met Gala” 2026

Beyonce në shkallët e Muzeut Metropolitan Të Artit në New York, "Met Gala" 2026

Beyonce në shkallët e Muzeut Metropolitan Të Artit në New York, "Met Gala" 2026

Foto: Associated Press

Mbrëmjen e së hënës së parë të majit, qindra yje u ngjitën në shkallët ikonike të Muzeut Metropolitan të Artit në New York, duke sjellë interpretime të ndryshme të kodit të veshjes “Fashion is Art” (Moda është art) në “Met Gala”. Pamjet e këtij viti ishin veçanërisht teatrale, duke i dhënë publikut shumë për të diskutuar, dhe për t’u mahnitur.

Tema që Instituti i Kostumeve, ka zgjedhur për ekspozitën e këtij viti, “Costume Art” (Arti i kostumit), u reflektua qartë në zgjedhjet e të ftuarve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

CNN ka shkruar se shumë prej tyre u përqendruan te forma e trupit, disa duke e theksuar, të tjerë duke e fshehur, për të treguar histori përmes modës. Sepse, siç ka shkruar Vogue, “Met Gala” nuk është thjesht një natë për t’u veshur bukur, por një mundësi për të treguar ide dhe për të sfiduar pritshmëritë.

Edhe skenografia ishte e veçantë.

Hyrja e muzeut ishte kthyer në një kopsht romantik, me lule të varura, gardhe të gjelbra dhe një tepih që u ngjante myshqeve, frymëzuar nga pikturat e artistit të mirënjohur francez, Claude Monet.

Ngjarja, që shërben si burim i madh financimi për Institutin e Kostumeve, këtë vit mblodhi një shumë rekord prej 42 milionë dollarësh, 31 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Mbrëmja u drejtua nga emra të mëdhenj si drejtoresha e gjigandit medial “Conde Nast”, Anna Wintour, sportistja e famshme Venus Williams, aktorja e njohur Nicole Kidman dhe superylli i muzikës, Beyoncé, që u rikthye pas një dekade mungese me një fustan spektakolar me gurë në formë skeleti, nga disenjatori i njohur, Olivier Rousting.

Ajo ka sjellë edhe vajzën e saj Blue Ivy për debutimin e saj në këtë ngjarje, që zgjodhi të shfaqet me një fustan të bardhë nga brendi i njohur “Balenciaga”. Bashkëshorti i Beyonces, reperi i njohur Jay-Z, u shfaq me kostum nga brendi “Louis Vuitton”.

Jay-Z, Beyonce dhe Blue Ivy

Wintour ka veshur një fustan të kaltër tirkiz me gurë e qëndisje, sipër të cilit e kishte një xhaketë me pupla me të njëjtën ngjyrë.

Anna Wintour

Modelja Cara Delevingne, një nga prezantueset e ngjarjes për transmetimin e Vogues, ka veshur një fustan të zi, pjesa e pasme e të cilit ishte e punuar me qëndisje me gurë nga brendi “Ralph Lauren”.

Cara Delevingne

Prezantuesja tjetër, La La Anthony, ka veshur një fustan ngjyrë bronzi, nga i cili vareshin kristale në formë pikash loti, të cilin e krijoi brendi “Wiederhoeft”.

La La Anthony

Kidman dhe vajza e saj zgjodhën volum e teksturë për veshjet e tyre të krijuara nga brendet “Chanel”, përkatësisht “Dior”.

Nicole Kidman dhe vajza e saj

Ylli televiziv Kim Kardashian, sipas CNN, u shfaq me një nga pamjet e saj më të thjeshta me një fustan nga disenjatorët Allen Jones dhe Whitake Malem.

Kim Kardashian

Ashtu si Kardashian, edhe Doja Cat, ka zgjedhur një dukje mjaft të thjeshtë. Ajo u shfaq me një fustan llaku nga brendi “Saint Laurent” dhe ka thënë për Vogue se donte që ngjyra e fustanit t’i përshtatej me atë të lëkurës.

Doja Cat

Modelja Ashley Graham, se cila po ashtu ka qenë edhe prezantuese e ngjarjes në transmetimin e Vogues, ka veshur një fustan ngjyrë lëkure nga brendi britanez, “Di Petsa”.

Ashley Graham

Organizatorët i kishin inkurajuar të ftuarit që të “shprehnin marrëdhënien e tyre personale me modën si një formë arti që jeton në trup”. 

Ndërsa disa zgjodhën interpretime të buta, të tjerë sollën pamje më dramatike gjatë mbrëmjes.

Ceremonia nuk kaloi pa polemika.

Sponsorët kryesorë, themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sánchez Bezos, shkaktuan protesta në qytet. Madje, një protestues ka tentuar të depërtonte në zonën e ngjarjes, por u ndalua nga policia. U protestua për shkak të shqetësimeve mbi praktikat e punës në “Amazon”, akuzat për shmangie të taksave dhe ndikimin e pasurisë ekstreme në institucionet kulturore.

USA Today ka shkruar se aktivistët e quajtën ngjarjen “Bezos Ball” (Balloja e Bezosit) ose “Amazon Prime Gala”, si formë kritike ndaj përfshirjes së tij.

Protestuesit, përfshirë grupin “Everyone Hates Elon”, përmendën shfrytëzimin e punëtorëve dhe lidhjet e “Amazon” me agjencinë amerikane të emigracionit (ICE). Si pjesë e protestës, ata ndërmorën edhe veprime simbolike, si vendosja e shisheve me urinë të rreme brenda muzeut, për të tërhequr vëmendjen ndaj akuzave të kahershme se shoferët e “Amazon” detyrohen të urinojnë nëpër enë gjatë punës.

Sipas CNN, Sánchez Bezos duket se dha një mesazh përmes fustanit të saj nga brendi “Schiaparelli”, të frymëzuar nga portreti i famshëm “Madame X”, i cili në kohën e vet pati shkaktuar skandal.

Portreti “Madame X” (1884) i autorit John Singer Sargent shkaktoi një skandal të madh në Paris, sepse u konsiderua i papërshtatshëm për kohën.

Arsyeja kryesore ishte pamja provokuese e figurës: një rrip i fustanit i rënë nga shpatulla, një dekolte e theksuar dhe mënyra e guximshme se si ishte paraqitur socialistja Virginie Amélie Avegno Gautreau.

Pozimi u cilësua si “joshës” dhe provokues, me njërin rrip të fustanit që varej poshtë, gjë që u pa si vulgare nga publiku i kohës. Kjo e bëri veprën një “skandal të famshëm” (sukses për shkak të skandalit), por me pasoja serioze.

Skandali dëmtoi rëndë reputacionin e gruas së portretizuar dhe detyroi piktorin të largohej nga Franca.

Lauren Sánchez-Bezos

Disa nga momentet më të mëdha të natës ishin ato që luanin me trupin dhe identitetin.

Këngëtari i mirënjohur, Bad Bunny, pothuajse nuk njihej, i transformuar në një burrë shumë më të moshuar.

Bad Bunny

“Unë gjithmonë përpiqem të bëj diçka ndryshe. U deshën 53 vjet për ta krijuar këtë pamje”, ka thënë Bad Bunny me humor për Vogue.

Modelja, Heidi Klum, ishte shndërruar në një statujë të gjallë, ashtu siç transformohet për festën që organizon për “Halloween”.

Heidi Klum

Ylli i muzikës pop, Madonna, u shfaq me një fustan të zi dramatik, nga “Saint Laurent”.

Madonna

Aktorja Blake Lively, ka zgjedhur një fustan me ngjyra pastel nga brendi i njohur i veshjeve “Versace”.

Blake Lively

Ylli televiziv, Kylie Jenner, u shfaq me vetulla të zbehura dhe një fustan nga brendi “Schiaparelli”, i cili ishte i punuar me 10 mijë perla, për vendosjen e të cilave u deshën 11 mijë orë punë dore.

Kylie Jenner

Aktorja Chase Infiniti ka veshur një fustan të punuar nga 1.5 milionë gurë shumë ngjyrësh nga disenjatori Thom Browne, i cili u inspirua nga forma e trupit të gruas.

Chase Infiniti

Stilisti i njohur i aktores Zendaya, Law Roach, i cili këtë herë u shfaq pa të në tepihun e ngjarjes, ka veshur një kostum të bardhë dy pjesësh nga brendi “Ami Paris”.

Law Roach

Aktorja e njohur, Margot Robbie, ka veshur një fustan ngjyrë ari të lehtë nga brendi “Chanel”, sipas përfaqësuesëve të së cilit, u deshën 761 orë punë dorë për ta përfunduar veshjen.

Margot Robbie

Modelja Kendall Jenner, ka zgjedhur një fustan të bardhë nga brendi “Gap” krijuar nga disenjatori i mirënjohur Zac Posen.

Kendall Jenner

Sportistja e njohur, Serena Williams, u shfaq me një fustan ngjyrë argjendi, për krijimin e të cilit, disenjatori Marc Jacobs, u inspirua nga statujat.

Serena Williams

Ylli i filmit të animuar “K-Pop Demon Hunters”, Audrey Nuna, e cila luan rolin e personazhit Mira, ka zgjedhur një veshje të bardhë të zbukuruar me gurë të zi nga disenjatori Robert Wun.

Audrey Nuna

Këngëtarja Sabrina Carpenter ka nderuar botën e kinematografisë me një fustan me shirita nga brendi i njohur “Dior”.

Sabrina Carpenter

Modelja e njohur Hailey Bieber, ka zgjedhur një fustan të kaltër kobalt, me një korset ngjyrë ari, nga brendi “Saint Laurent”.

Hailey Bieber

Ylli i filmit “The Devil Wears Prada”, Anne Hathaway, ka veshur një fustan të zi me punime grafike me ngjyrë të bardhë nga disenjatori Michael Kors.

Anne Hathaway

Sportistja Eileen Gu i kombinoi një palë sandale transparente me një fustan të krijuar nga flluskat që fluturonin në ajër ndërsa ajo lëvizte.

Eileen Gu

Artistja e njohur, Janelle Monae, pati një fustan të krijuar nga myshqet sipër të cilave ishin të vendosura shumë kabllo elektrike, nga disenjatori Christian Siriano.

Janelle Monae

Këngëtarja Katy Perry, ka zgjedhur një fustan të bardhë me shkëlqim perle, nga disenjatorja Stella McCartney, të cilin e kombinoi me një maskë, para se ta zbulonte identitetin.

Katy Perry
Katy Perry

Producentja teatrale, Jordan Roth, 'mysafirin' e saj plus 1, e pati të inkorporuar në fustanin ngjyrë hiri nga kadifeja me shkëlqim krijuar nga disenjatori Robert Wun.

Jordan Ruth

Disenjatori Manish Malhotra pati një veshje të zezë me qëndisje e skulptura të inkorporuara me ngjyrë të bardhë, përmes së cilës ka thënë se po i nderonte rrobaqepësit, e artizanët që punojnë me të.

Manish Malhotra

Në fund të mbrëmjes, në tepih u shfaq edhe qifti i njohur i showbizit, reperi A$AP Rocky dhe  këngëtarja e mirënjohur Rihanna, e cila u shfaq me një fustan të zbukuruar me gurë dhe materiale të ricikluara, një tjetër shembull se si moda mund të jetë njëkohësisht art dhe mesazh.

Rihanna dhe A$AP Roc