Këngëtarja Pink ka mohuar raportimet se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Carey Hart, duke i quajtur raportimet “fake news”, ka raportuar ABC News.
Sipas revistës People, e cila publikoi lajmin duke cituar një burim anonim, Pink dhe Hart ishin ndarë për herë të dytë pas 20 vjetësh martesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtikulli kishte titullin: “Pink ndahet nga Carey Hart për herë të dytë pas 20 vjetësh martesë: Burim (Ekskluzive)”.
Pak më vonë, Pink ka reaguar përmes një videoje në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke e hedhur poshtë lajmin.
“Sapo u informova që jam ndarë nga burri im. Nuk e dija. Faleminderit People Magazine. Faleminderit US Weekly. Faleminderit që më njoftuat. Po mendoja, a doni t’ua tregoni edhe fëmijëve tanë? 14-vjeçarja dhe 9-vjeçari im nuk janë në dijeni. Apo doni të flasim për ndonjë lajm të vërtetë?”, ka thënë ajo me ironi.
Më pas, People e përditësoi artikullin për të përfshirë mohimin e Pink në Instagram.
Sipas revistës, përfaqësuesit e këngëtares kishin refuzuar të komentonin, ndërsa përfaqësuesit e Hart nuk kishin reaguar.
Në videon e saj, Pink ka përmendur disa tema të tjera aktuale, si dosjet Epstein, rezultatet e Lojërave Olimpike 2026 dhe faktin që ajo është nominuar për Rock & Roll Hall of Fame.
Pink dhe Carey Hart janë martuar në vitin 2006. Ata u ndanë për një periudhë të shkurtër në vitin 2008, por u ribashkuan pak më pas. Çifti ka dy fëmijë: Willow Sage Hart, 14 vjeçe, dhe Jameson Moon Hart, 9 vjeç.