Showbiz

Reja e Beckhamit largon të gjitha postimet nga Instagrami me familjen e burrit

Familja Beckham

Nicola Peltz dukt se po e fillon vitin 2026 me një kapitull të ri. Aktorja ka fshirë nga Instagrami i saj të gjitha postimet që lidhen me prindërit e bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham. 

Mes postimeve të fshira është edhe ai me fotografitë e ditëlindjes së 50-të të Victoria Beckham, i publikuar në vitin 2024.

Në atë kohë, Nicola pati ndarë një fotografi të përbashkët me stilisten e famshme, të shoqëruar me fjalë të këndshme, ndërsa Victoria kishte reaguar po ashtu me komente plot zemra dhe puthje. Sot, ai postim nuk ekziston më, ashtu si edhe çdo përmbajtje tjetër që e lidhte Nicolan me familjen Beckham.

Ky veprim në rrjete sociale vjen vetëm disa ditë pasi mediat amerikane raportuan se Brooklyn u ka kërkuar prindërve të tij që çdo komunikim me të të bëhej vetëm përmes avokatëve, duke u kërkuar gjithashtu të mos e kontaktojnë drejtpërdrejt dhe të shmangnin deklaratat publike në lidhje me të.

Sipas TMZ, burime të afërta me familjen bëjnë të ditur se tensionet mes Brooklyn, Nicola dhe David e Victoria Beckham mbeten ende shumë të larta. Thuhet se nuk ka pasur asnjë përpjekje për pajtim dhe se disa anëtarë të familjes janë të zhgënjyer nga mungesa e një iniciative serioze për të rregulluar marrëdhëniet.

Drama familjare doli hapur në pah që në dasmën e Brooklyn dhe Nicolas në vitin 2022, ku, sipas raportimeve, në një moment në pistën e vallëzimit pati tensione të forta, duke lënë Nicolan të përlotur.

Më vonë, u raportua se Victoria Beckham besonte se nusja e saj “ia kishte marrë djalin”, duke thelluar edhe më shumë hendekun mes tyre.