Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen për herë të parë pas sulmit me armë në shtëpinë e tyre

Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna dhe A$AP Rocky

Foto: Associated Press

Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna, dhe parneri i saj, reperi A$AP Rocky, janë parë së bashku në New York, në daljen e tyre të parë publike pas sulmit me armë në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Çifti u pa në Manhattan i shoqëruar nga masa të forta sigurie, teksa dilnin nga një ndërtesë drejt një makine, ka raportuar Page Six.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas policisë, e dyshuara për sulmin është 35-vjeçarja Ivanna Ortiz, e cila është arrestuar dhe akuzuar për tentim vrasjeje.

Ajo përballet edhe me akuza të tjera serioze, përfshirë nëntë akuza për sulm me armë zjarri, dy raste të qëllimit ndaj një banese të banuar, një rast të qëllimit ndaj një automjeti.

Sipas autoriteteve, Ortiz dyshohet se ka përdorur një armë të tipit AR-15 për të qëlluar drejt shtëpisë së çiftit, ku ata jetojnë me tre fëmijët e tyre.

Ivanna Ortiz

Policia ka reaguar menjëherë pas raportimit të të shtënave dhe e arrestoi të dyshuarën në vendngjarje.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se plumbat goditën portën e sigurisë dhe një rimorkio në oborrin e shtëpisë.

“Rihanna dhe Rocky ndodheshin brenda rimorkios kur plumbat filluan të kalonin përmes xhamit të përparmë”, ka thënë prokurori i qarkut të Los Angelesit, Nathan Hochman

Po ashtu, u raportua se të shtënat prekën edhe një shtëpi tjetër në lagje, ku ndodheshin dy persona.

Sipas mediave, e dyshuara ka pasur edhe më herët probleme me ligjin, përfshirë dhunë në familje dhe shkelje të kushteve të lirimit.