Showbiz

“Peaky Blinders” rikthehet me dy ndryshime të mëdha

Peaky Blinders

Peaky Blinders

Pas përfundimit të bujshëm të sezonit të gjashtë në vitin 2022, seriali “Peaky Blinders” do të rikthehet zyrtarisht në ekran në vitin 2026, për të përfituar nga suksesi i pritur i filmit të ardhshëm që do të lansohet këtë vit, “The Immortal Man”, i cili është vazhdim i drejtpërdrejtë i serialit, ka raportuar The Sun.

Çfarë do të ndryshojë?

Epoka

Ndryshe nga sezoni i fundit që zhvillohej në vitet ’30, sezoni i ri do të vendoset në vitet ’50 – epokë e dominuar nga bandat e “Teddy Boys” dhe ngritja e vëllezërve të famshëm Kray në Londrën lindore.

Roli i Thomas Shelbyt

Aktori Cillian Murphy pritet të rikthehet si Tommy Shelby, por tashmë në një rol udhëheqës paternalist, më shumë si figurë mentori për gjeneratën e re të gangsterëve, njësoj si Polly Gray dikur.

Si ndodhi rikthimi?

Fillimisht, sezoni i gjashtë dhe filmi ishin planifikuar si fundi i sagës. Por krijuesi Steven Knight nuk mundi të qëndronte larg nga historia e tij më e famshme. BBC e ka miratuar zyrtarisht vazhdimin dhe xhirimet pritet të nisin në muajin shtator.

Seriali do të transmetohet në BBC One në Britani, ndërsa në pjesën tjetër të botës do të shpërndahet nga platformën Netflix, ashtu si edhe filmi.