Showbiz

Rita Ora e Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Rita Ora Yll Limani

Ylli botëror me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, dhe artisti me nam në audiencën shqiptare, Yll Limani, kanë publikuar të premten bashkëpunimin që bëri bujë ditëve të fundit, që nga momenti i paralajmërimit.

“All Natural” mban titullin bashkëpunimi. Ky është titulli edhe i soloprojektit të fundit të Ritës. E Ylli në publikimin e përbashkët me Ritën ka shkruar pjesën e tij.

“Ylli dhe unë jemi të dy shqiptarë nga Kosova, dhe kjo lidhje është shumë e fortë – është në historitë tona, në familjet tona, në gjuhën tonë”, ka thënë Rita Ora, sipas komunikatës së labelit “Three60 Music” në të cilin është Ylli. “Të dëgjoja atë duke kënduar në shqip i dha këngës aq shumë autenticitet dhe shpirt. ‘All Natural’ ka qenë gjithmonë për të qenë vetvetja pa komplekse, por ky version ndihet edhe më personal. Është për identitetin, krenarinë dhe bukurinë e origjinës tënde”.

Ndërkaq Limani e ka cilësuar privilegj punën me Ritën.

“Rita është një forcë e natyrës. Të punosh me të është privilegj dhe një mësim mbi artin e të qenit autentik”, ka thënë ai.

Kënga vjen në anglisht dhe në shqip.