Showbiz

Rosalia thyen rekord me albumin e ri

rosalia

Rosalia ka arritur një rekord të ri.

Albumi i ri i artistes “Lux” arri një rekord historik duke marrë 42.1 milionë dëgjime në 24 orët e para. Ai u bë albumi më i transmetuar nga një artiste grua që flet spanjisht.

“Lux”, albumi i katërt i këngëtares spanjolle, u regjistrua me orkestrën simfonike të Londrës të drejtuar nga Daniel Bjarnason.

Para se të publikonte albumin, Rosalia ka folur për Apple Music të mërkurën e 5 nëntorit për motrën e saj, Pili, e cila është stilistja e saj dhe e cila e ka inspiruar të sfidojë vetën në albumin “Lux”.

Pasi ia lëshoi albumin në veturë, motra e saj i tha “pse duhet ta shkatërrosh gjithmonë këngën”.

Në atë kohë, Rosalia tha se ishte e “lënduar” dhe e tronditur nga ajo që tha motra e saj, shkruan The Female First.

“Unë i thashë, ‘Për çfarë po flet?’ Dhe fillova ta zihesha", tha Rosalía. Sipas saj, muzika kishte një ndjesi “përçarjeje”.

Komenti i Pilit në  fund i mbeti në mendje dhe e frymëzoi të gërmonte më thellë në arsyet pse po bënte muzikë.

“Unë bëj muzikë të njerëzit të ndiejnë, apo jo? Dhe ndoshta ata do të ndiejnë më shumë nëse unë vërtetë shkoj deri në fund”, tha fituesja e dy çmimeve Grammy. “Ndoshta nuk po e lejoj vetën të shkojë deri në fund. Ndoshta po shkruaj këngë por nuk po e përfundoj mendimin”.

Rosalia më pas i premtoi vetes se “do të bënte një album ku të paktën do të përpiqesha të përfundoja mendimin”.

“Lux” tani është publikuar nga Columbia Records.