Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez tregon dhuratën më të mirë që ka marrë nga Taylor Swift

Selena Gomez dhe Taylor Swift

Selena Gomez dhe Taylor Swift

Foto: Associated Press

Artistja e njohur, Selena Gomez, ka zbuluar dhuratën “më të ëmbël” që ka marrë ndonjëherë nga mikja e saj e ngushtë, këngëtarja, Taylor Swift, për 30-vjetorin e lindjes në vitin 2022.

E ftuar në episodin e 3 marsit të podcastit Friends Keep Secrets të bashkëshortit të saj, Benny Blanco, Selena ka treguar se Taylor i kishte dhuruar një vepër arti të realizuar plotësisht me dorë, ka raportuar E News.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo pikturoi një liqen të bukur. Ishte natë dhe hëna ishte në qiell. Në yje, ajo kishte pikturuar saktësisht shenjat tona të horoskopit”, ka thë Gomez, tashmë 33 vjeçe.

Por befasia nuk mbaronte me kaq.

Swift kishte qepur me dorë edhe një mesazh mbi përlhurë, ku thuhej “ për 30 vjetët e ardhshme”.

“Ajo e bëri mbi një copë të vërtetë pëlhure. Qepi çdo shkronjë me dorë”, ka treguar aktorja.

Gomez e përshkroi gjestin si “dhuratën më të ëmbël”.

Edhe Benny Blanco mbeti i mahnitur kur e pa për herë të parë pikturën.

“Është një nga pikturat më të bukura që kam parë ndonjëherë. Ajo është edhe më e mirë në art”, u shpreh ai, duke shtuar se fillimisht kishte menduar se ishte një vepër e artistit Jean-Michel Basquiat.

Por, talenti artistik i Swift nuk ndalet vetëm te piktura.

Gomez ka zbuluar gjithashtu se kënga “Dorothea” nga albumi Evermore është frymëzuar nga historia e tyre.

“‘Dorothea’ flet për mua. Shumë momente të mëdha që më kanë formuar në këtë që jam sot, nga marrëdhëniet te familja, nga dashuria te urrejtja, gjithçka në mes, ne po i përjetonim bashkë. Unë isha 15 vjeç dhe ajo 18. Sa herë e dëgjoj, mbetem e impresionuar nga mënyra sa bukur është shkruar”, ka thënë themeluesja e brendit të produkteve të bukurisë “Rare Beauty”.

Gomez ka treguar edhe për një këngë të papublikuar që Swift kishte shkruar për to, me titull “Family”.

“Aty thuhej diçka si: ‘Ti ke këto ëndrra të mrekullueshme. Do të jesh në një film, në çdo turmë unë të shoh ty’. Ndërsa pjesa e saj ishte: ‘Ti beson në ëndrrat e mia budallaqe, si të performoj në stadiume’. “Dhe tani, kur i dëgjoj ato këngë, të dyja gjërat janë bërë realitet për ne. Kjo është vërtet e ëmbël, sepse atëherë ishte thjesht historia jonë”, ka kujtuar ajo.