Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sezoni i fundit i serialit “Emily in Paris” po xhirohet në Mykonos

Emily in Paris

Seriali i njohur i Netflixit, “Emily in Paris”, po rikthen sërish vëmendjen e fansave në mbarë botën. Sipas raportimeve të fundit, një pjesë e sezonit të ri, i cili do të jetë edhe i fundit, po xhirohet në ishullin grek të Mykonosit.

Pas skenave glamuroze në Paris dhe Romë, produksioni ka zhvendosur atmosferën mesdhetare në një prej destinacioneve verore më të famshme në Evropë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli kryesor i serialit, Lily Collins, raportohet se është parë tashmë në xhirime së bashku me pjesën tjetër të kastit. Fotografitë nga plazhet, rrugicat e bardha dhe restorantet luksoze të Mykonosit kanë bërë bujë në rrjetet sociale mes fansave të serialit.

Producentët synojnë që sezonit final t’i japin një atmosferë krejtësisht të re verore, duke kombinuar romantikën e Detit Egje me stilin karakteristik të modës, për të cilin seriali është bërë i famshëm.

Mykonosi, me peizazhet mahnitëse, jetën e natës dhe ambientin luksoz, konsiderohet sfondi ideal për kapitullin përmbyllës të historisë së Emilyt.

Edhe pse Netflix ende nuk ka zbuluar detaje zyrtare rreth ngjarjes, sezoni i ri pritet të sjellë ndryshime të mëdha në jetën personale dhe profesionale të personazhit kryesor. Fansat tashmë po spekulojnë nëse Emily do të vazhdojë të qëndrojë në Evropë apo historia do të përfundojë me rikthimin e saj në SHBA.