Një shofer kamioni është dënuar me 13 vjet e gjysmë burg pasi u kap duke kontrabanduar kokainë me vlerë rreth 7.2 milionë funte britanike në një ngarkesë me veshje të brendshme të brendit “SKIMS” të themeluar nga ylli televiziv, Kim Kardashian, ka raportuar BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas autoriteteve britanike, 90 kilogramë kokainë u gjetën kur kamioni i drejtuar nga Jakub Konkel u ndal në Portin Ndërkombëtar të Harwichit në Essex, më 4 shtator të vitit të kaluar.
Droga ishte fshehur brenda një dërgese legjitime me produkte “SKIMS” që vinte nga Holanda dhe ishte destinuar për shpërndarje në Britani.
Konkel, 40 vjeç, nga Kartuzy në Poloninë veriore, ka pranuar fajësinë për trafikim droge të klasës A dhe u përlot në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së dënimit në Gjykatën e Chelmsfordit.
Gjykatësi Richard Wilkin ka thënë se Konkel ishte një “shofer i gatshëm” që kishte pranuar të merrte pjesë në operacionin kriminal.
“Roli juaj nuk ishte dytësor apo i kufizuar. Ishte një rol i rëndësishëm në këtë operacion të madh komercial”, ka thënë gjykatësi.
Hetuesit kanë zbuluar se shoferi ishte paguar rreth 4,500 euro për të transportuar ngarkesën nga Belgjika drejt Holandës dhe më pas për ta sjellë në Britani me traget.
Autoritetet dyshuan për sjelljen e tij në kufi dhe kontrolluan kamionin me rreze X në port, ku zbuluan drogën e fshehur në strukturën e rimorkios.
Sipas prokurorisë, kamioni ishte modifikuar posaçërisht për të fshehur 90 paketime kokainë në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa një telefon i lidhur me trafikun e drogës ishte programuar të fshinte të dhënat automatikisht pas 18 orësh.
Prokurorët kanë deklaruar se Konkel kishte luajtur rol të rëndësishëm në rrjetin e organizuar kriminal, i cili përdor shoferë për të transportuar drogë të fshehur në ngarkesa legjitime.
Pas dënimit, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë deklaruar se operacioni kishte hequr nga tregu një sasi të madhe kokaine dhe kishte goditur një pjesë të kyç të rrjetit kriminal.
Gjykata urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e drogës, kamionit dhe telefonit, ndërsa shoferi pritet të dëbohet pasi të përfundojë dënimin.
Ndërkohë, Kardashian, ende nuk ka komentuar për rastin.