Grupi i famshëm britanik Spice Girls e ka cilësuar si një “nder të madh” faktin që është përjetësuar në një monedhë britanike prej 5-funteshe në Mbretërinë e Bashkuar, duke e quajtur këtë “një moment për fuqinë e grave ‘Girl Power’”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThe Royal Mint po shënon 30-vjetorin që nga debutimi i grupit në vitin 1996, duke nxjerrë në qarkullim një monedhë përkujtimore të dizajnuar nga artistja Ffion Rees. Dizajni paraqet siluetat e pesë anëtareve së bashku me autografet e tyre, ka raportuar The Independent.
“Është një nder i madh për ne të nderohemi nga The Royal Mint dhe të ndjekim hapat e disa ikonave të vërteta të muzikës. Viti 2026 shënon një vit të veçantë për ne, pasi festojmë 30-vjetorin e këngës sonë debutuese ‘Wannabe’ dhe albumit ‘Spice’. Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë që do të njiheshim në këtë mënyrë, si grupi i parë femëror që ka monedhën e vet… çfarë momenti për ‘Girl Power!’”, thuhet në deklaratën e grupit.
Spice Girls "Wannabe":
Lucy Mackenzie, drejtoreshë për konceptin digjital dhe të produkteve në The Royal Mint, ka thënë se muzika e këtyre këngëtareve ka përcaktuar vitet ’90.
“Spice Girls jo vetëm që dominuan muzikën pop, por përcaktuan vitet ’90. Tani, për herë të parë, fansat dhe koleksionistët kudo mund të zotërojnë një pjesë të kësaj trashëgimie. Paketimi unik që feston secilën prej vajzave të grupit Spice Girl e bën këtë një nga publikimet më të koleksionueshme të serisë Music Legends. ‘Girl Power’ është rikthyer! Presim kërkesë të madhe nga fansat e përkushtuar dhe koleksionistët nga e gjithë bota”, ka thënë Mackenzie.
Monedha publikohet në kuadër të serisë “Music Legends”, e cila nderon këngëtarët dhe autorët më të mëdhenj britanikë.
Në të kaluarën, kjo seri ka përfshirë figura si Freddie Mercury, Elton John, David Bowie, George Michael, Shirley Bassey dhe Paul McCartney.
Monedha prej 5-funtesh del në shitje më 3 mars dhe kushton 18.50 funte.
Fansat mund të zgjedhin anëtaren e tyre të preferuar, pasi monedhat vijnë me paketim të ndryshëm për secilën: Emma Bunton (Baby Spice), Geri Horner (Ginger Spice), Victoria Beckham (Posh Spice), Melanie Brown (Scary Spice) dhe Melanie Chisholm (Sporty Spice).
Secila monedhë me paketim special është e kufizuar në vetëm 15,000 njësi për shitje në mbarë botën.