Është publikuar traileri i parë i filmit më të shumëpritur të verës, “Spider-Man: Brand New Day”.
Vazhdimi i katërt i serisë “Spider-Man” fillon katër vjet pas ngjarjeve të filmit “No Way Home”. Peter Parker është tani një i rritur që e kishte fshirë veten vullnetarisht nga jeta dhe kujtimet e atyre që i donte, për t’i shpëtuar ata. Kur ndryshime të papritura fizike e pengojnë në luftën e tij kundër krimit, superheroi shumë i dashur nga publiku duhet të gjejë një mënyrë për t’u përballur me një armik të ri i njohur si, The Punisher.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTom Holland, Zendaya dhe Jacob Batalon i riinterpretojnë rolet e tyre ikonike, derisa aktorët si Jon Bernthal, Sadie Sink, Tramell Tillman dhe Mark Ruffalo, i bashkohen atyre në ekran të madh.
Filmi “Spider-Man: Brand New Day” që vjen i realizuar nga regjisori Destin Daniel Crettonit, do të nisë së shfaquri nëpër kinematë botërore më 31 korrik, si pjesë e fazës së gjashtë të lansimeve të “Marvelit”.