“Disclosure Day” është filmi i 37-të regjisorial i Steven Spielbergut, nga debutimi i tij në vitin 1964.
Regjisori i shpërblyer me “Oscar” shquhet për filma të zhanrit fantastiko-shkencor të tillë si “Jurassic Park”, “War of the Worlds”, “Close Encounters of the Third Kind”, “E.T. the Extra-Terrestrial”, “Minority Report”, “A.I. Artificial Intelligence” dhe “Ready Player One”.
Në qendër të historisë së filmit të ardhshëm është kontakti i parë i njerëzve me jetën jashtëtokësore. Derisa kasta e aktorëve përbëhet nga yje të Hollywoodit si Emily Blunt, Josh O’Connor, Colman Domingo, Colin Firth, Wyatt Russell dhe Eve Hewson.
“Disclosure Day” lansohet nëpër kinema më 12 qershor 2026.