Showbiz

“Squid Game” mbyllet me befasi, paralajmërohet një version amerikan

Seriali Squid Game - Sezoni 3

Së fundmi është publikuar sezoni i tretë i serialit të famshëm, “Squid Game”.

Ky serial pati thyer të gjitha rekordet e platformës Netflix prej kur ishte publikuar, por sezoni i tretë është i fundit dhe më s’do të ketë vazhdime.

Megjithatë, fundi i serialit la një mundësi që “Squid Game” të vazhdojë në një formë tjetër. Në një version amerikan.

Kjo u vërejt në episodin e fundit kur u shfaq aktorja e famshme amerikane, Cate Blanchett, që po luante lojën për rekrutuesit e pjesëmarrësve në garën “jetë a vdekje”.