Showbiz

Tepihun e kuq të “Golden Globes” 2026 e dominuan e bardha dhe e zeza

Aktorja e filmit "K-Pop Demon Hunters" që luan rolin e Miras

Aktorja e filmit "K-Pop Demon Hunters" që luan rolin e Miras

Foto: Associated Press

Tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, që u mbajt të dielën në hotelin Beverly Hilton në Beverly Hills të Kalifornisë, e dominuan ngjyrat bardh dhe zi.

Disa nga yjet me fustane të zi
Disa nga yjet me fustane të bardha

Sa i përket ngjyrave më të ndezura, ato që dominuan ishin e kuqja, e kaltra dhe e verdha, dhe nuk munguan as fustane me shkëlqim metalik, si ai i aktores Kate Hudson, si dhe ai i aktores Elle Fanning, i cili ishte tërësisht i punuar me lule të imëta.

Yjet me fustane të kuqe
Yjet me fustane të kaltra
Yjet me fustane ne nuanca të të verdhës
Yjet me fustane me shkëlqim metalik

Ato që tërhoqën vëmendjen me fustane të tejdukshme ishin Jennifer Lopez dhe Jennifer Lawrence.

Yjet me fustane të tejdukshme

Sipas CNN-it, që nga ikona Marilyn Monroe e deri te këngëtarja Lady Gaga, “Golden Globes” ka dhuruar ndër vite momente ikonike mode, plot shkëlqim, luks dhe elegancë të paharrueshme.

Edhe ceremonia e së dielës nuk bëri përjashtim.

Yjet e televizionit, filmit dhe për herë të parë edhe të podcasteve, falë një kategorie të re të dedikuar për to, u mblodhën në hotelin Beverly Hilton për mbrëmjen vjetore të ndarjes së çmimeve.

Të nominuarit për aktrim këtë vit përfshinin ikona stili nga breza të ndryshëm, si aktori Paul Mescal, artistja Ariana Grande dhe aktorja e mirënjohur, Julia Roberts, si dhe kastet e serialeve të suksesshme “The White Lotus” dhe “The Bear”.

Ariana Grande

Ndërkohë, të nominuarit për herë të parë, bashkë me stilistët e tyre, shpresonin të linin gjurmë në tepihun e kuq gjatë momentit të tyre nën dritat e reflektorëve.

Hollywoodi është vendi ku lindin trendët e veshjeve të mbrëmjes. Dhe me ceremoninë e ndarjes se çmimeve “Oscar” vetëm dy muaj larg, ky tepih i kuq vendosi tonin e trendëve për gjithë sezonin e çmimeve.

Prestigjiozja Vogue ka shkruar se tepihu i kuq dhe ceremonia e drejtuar nga komediania Nikki Glaser ishin një shfaqje e vërtetë e elegancës klasike hollywoodiane.

Paraqitjet më të përfolura erdhën nga prezantuesit dhe të nominuarit që përqafuan ekstravagancën e sezonit të çmimeve, me ngjyra të forta, silueta të fuqishme dhe, sigurisht, shumë diamante.

Moda e ngadaltë në qendër të vëmendjes

Sipas Vogue, kjo mbrëmje ishte një festë e luksit të përpunuar me kujdes. Shumë nga veshjet e personalizuara u deshën javë apo edhe muaj për t’u realizuar.

Shtëpisë së njohur të modës “Chanel” iu deshën 323 orë për ta krijuar fustanin e zi prej kadifeje të artistes Selena Gomez, pjesa e sipërme e të cilit ishte e zbukuruar me mbi 200 lule të punuara nga puplat, me materiale si organza dhe mëndafshi.

Selena Gomez

Ndërkohë, shtëpia e modës “Versace” ka shpenzuar rreth 400 orë për fustanin e bardhë pa mëngë të aktores Amanda Seyfried, i kompletuar me një shall dramatik.

Amanda Seyfried

Mbrëmja vuri në pah modën e ngadaltë dhe punën artizanale pas çdo veshjeje, një paralelizëm i bukur me përkushtimin që kërkojnë edhe rolet e mëdha në aktrim.

Surpriza dhe nostalgji hollywoodiane

Nuk munguan as surprizat e modës. Aktorja Wunmi Mosaku nga filmi “Sinners” njoftoi papritur shtatzëninë e saj të dytë, e veshur me një fustan të verdhë të guximshëm nga disenjatori Matthew Reisman.

Wunmi Mosaku

Ndërkohë, Odessa A’Zion nga filmi “Marty Supreme” zgjodhi arkivat, duke u shfaqur me një pallto të zezë “vintage” me pupla nga brendi i njohur italian “Dolce & Gabbana”, duke sjellë një dozë drame të Hollywoodit të vjetër.

Odessa A’Zion 

Burrat që rrëmbyen vëmendjen

Colman Domingo

Edhe burrat nuk mbetën pas. Vëmendjen e rrëmbyen sidomos yjet e projektit filmik “Heated Rivalry”, ku Hudson Williams u dallua me një kostum të bardhë nga brendi ikonik “Giorgio Armani”, të kombinuar me këmishë klasike.

Hudson Williams u dallua me një kostum të bardhë nga brendi ikonik “Giorgio Armani”

Shumë aktorë zgjodhën kostume elegante, të theksuara me broshë tërheqës, përfshirë Michael B. Jordan me kostum nga brendi “Prada” dhe Jeremy Allen White me veshje nga brendi “Louis Vuitton”, dëshmuan se stili klasik mbetet gjithmonë fitues.

Michael B. Jordan me kostum nga brendi “Prada”
Jeremy Allen White me veshje nga brendi “Louis Vuitton”