Showbiz

Trumpi thotë se do ta kishte të vështirë ta falte P. Diddyn: Ishte shumë armiqësor me mua

P.Diddy, Donald dhe Melania Trump

P.Diddy, Donald dhe Melania Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do ta kishte të “vështirë” të falte ish-mikun e tij, reperin Sean “Diddy” Combs, sepse sipas tij, ai ishte “shumë armiqësor” kur Trump hyri në politikë.

Combs, 55 vjeç, është aktualisht në burg dhe pret dënimin pasi u shpall fajtor për dy akuza për transportim për qëllime prostitucioni. Megjithëse kanë qarkulluar thashetheme se Trumpi mund ta falë, presidenti amerikan ka dhënë sinjale të kundërta.

“Unë isha shok me të. Shkonim mirë, më dukej si njeri i mirë. Nuk e njihja shumë nga afër. Por, kur kandidova për president, ai u tregua shumë armiqësor. Është e vështirë, e di? Jemi qenie njerëzore. Nuk na pëlqen që ndjenjat personale të ndikojnë në gjykimin tonë. Por, kur ke pasur një marrëdhënie të mirë me dikë dhe papritmas ai thotë gjëra të tmerrshme, e bën më të vështirë të marrësh një vendim të tillë”, ka thënë Trump në një intervistë për Newsmax, ka raportuar FemaleFirst.

Në muajin maj, Trump kishte lënë të hapur mundësinë për falje, pavarësisht se raportet mes tyre ishin ftohur.

“Nuk e kam parë dhe nuk kam folur me të prej vitesh. Dikur më pëlqente shumë, por kur kandidova për politikë, marrëdhënia jonë u prish. Papritmas lexova deklarata jo të këndshme në gazeta. Do t’i shikoj faktet. Nëse dikush është trajtuar padrejtësisht, qoftë më do apo jo, kjo nuk do të ndikojë tek unë”, pati thënë Trump.

Combsi ka qenë shumë kritik ndaj Trumpit, sidomos gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

“Burrat e bardhë si Trumpi duhet të përjashtohen. Ky lloj mentaliteti është shumë i rrezikshëm. Ky njeri kërcënoi jetët tona dhe të familjeve tona vetëm sepse donim të votonim. Prioriteti numër një është që Trump të largohet nga zyra”, pati thënë reperi në një intervistë.

Combs, i njohur për hitin “I’ll Be Missing You”, është shpallur i pafajshëm për akuzat për trafik seksual dhe pjesëmarrje në një rrjet të strukturuar kriminal, por u shpall fajtor për akuzat për transportim për prostitucion dhe mund të dënohet deri në 20 vjet burgim. Verdikti ndaj tij do tim. Verdikti ndaj tij do të jepet në tetor.