Ka vdekur në moshën 93-vjeçare aktori i famshëm amerikan James Earl Jones, raporton “Daily Mail”.
Ylli i filmave “The Field of Dreams” dhe “Lion King” si dhe zëri i Darth Vaderit, vdiq në shtëpinë e tij në New York.
Jones kishte fituar dy “Primetime Emmy Awards”, dy Tony Awards, një Grammy ndër të tjera. Ai ka pasur karrierë të gjatë në film, televizion dhe teatër.