Anijet që synojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit po përballen me një situatë të paqartë, pasi të dyja palët po përpiqen ta drejtojnë trafikun detar nëpër rrugë të ndryshme.
Anijeve u është rekomanduar të shmangin kalimin nëpër pjesën qendrore të ngushticës për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra e Përbashkët për Informacion Detar, ku bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, ka rekomanduar që anijet të ndjekin një itinerar pranë bregdetit të Omanit, në jug të ngushticës për të shmangur rrezikun nga minat detare iraniane.
Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se asnjë anije nuk lejohet të kalojë nëpër ngushticë, përveçse nëse ndjek një korridor të caktuar më në veri, më pranë vijës së tij bregdetare.
Autoriteti Iranian për Ngushticën e Gjirit Persik do të lëshojë leje kalimi vetëm për anijet që ndjekin këtë rrugë, ndërsa intinerarët e tjerë janë shpallur “rreptësishtë të ndaluar”.
Këto përpjekje konkurruese për të kontrolluar mënyrën e funksionimit të ngushticës kanë shtuar pasigurinë dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë e transportit detar në këtë korridor jetik të tregtisë ndërkombëtare.