Seriali “The Pitt” është lider i nominimeve për spektaklin e ndarjes së çmimeve “Emmy” me 25 nominime, ndërsa “Hacks” ka marrë 24 nominime, duke vendosur rekord si komedia me më shumë nominime në historinë e “Emmy”, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.
Platforma HBO Max udhëheq me 122 nominime në total.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kategoritë kryesore u nominuan edhe emra të njohur si Taylor Swift për dokumentarin me seri speciale koncertale “The Eras Tour- The Final Show”, Bad Bunny për spektaklin e pauzës ndërmjet dy ndeshjeve të finales së “Super Bowl”, si dhe i ndjeri Rob Reiner për rolin e tij si aktor i ftuar në serialin “The Bear”.
Aktorja Jean Smart synon të fitojë për herë të pestë radhazi çmimin për aktoren më të mirë në komedi falë rolit të saj në “Hacks”.
Në garën për serialet me metrazh të kufizuar, “Beef” kryeson me 16 nominime, ndërsa “Euphoria” rikthehet në “Emmy” me shtatë nominime, përfshirë edhe një për aktoren e njohur Zendaya.
Ceremonia e 78-të e ndarjes së çmimeve “Emmy” do të mbahet më 14 shtator dhe do të transmetohet në NBC.