Showbiz

Vdiq Pippo Baudo, ikona italiane e televizionit

Pippo Baudo

Prezantuesi i famshëm televiziv, Pippo Baudo, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Baudo ishte simbol i televizionit në Itali. Ka udhëhequr 13 herë Festivalin e Sanremos dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica In”.

Sipas agjencisë ANSA, vdekja e prezantuesit u konfirmua nga familjarët dhe miqtë e tij.

Baudo mori vëmendjen e publikut me emisione televizive të famshme nga vitet e ’70-ta duke dominuar në skenë deri në mijëvjeçarin e ri.

Dikur shërbeu edhe si drejtor artistik në televizione.