Futboll

Fenerbahçe ndalet në barazim

Fenerbahçe ndalet në barazim

Fenerbahçe është ndalur në barazim të shtunën mbrëma nga skuadra e Goztepes. 

Ndeshja që u zhvillua në “Gursel Aksel Stadyumu” u mbyll pa gola dhe i takoi javës së dytë të Superligës së Turqisë në futboll. 

Talisca kishte mundësinë që në minutën e 95-të t’ia siguronte tre pikë shumë të vlefshme Fenerit por ai e humbi penalltinë. 

Të dyja skuadrat luajtën me një futbollist më pak në fushë. 

Te Goztepe në minutën e 61-të u përjashtua Juan Santos pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Edhe te Feneri në minutën e 85-të mbrojtësi Jayden Oosterëolde u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. 

Për Fenerin kjo ishte ndeshja e parë e zhvilluar në edicionin 2025/26.