Showbiz

Yll Limani fton Ritën për bashkëpunim, ajo pranon menjëherë

Rita Ora - Yll Limani

Një nga bashkëpunimet më të shumëpritur në muzikën shqiptare është zyrtarisht në horizont. Këngëtarja me famë botërore Rita Ora dhe artisti i njohur kosovar Yll Limani kanë lënë të kuptohen se po përgatisin një këngë të përbashkët.

Lajmin e kanë bërë vetë të ditur artistët përmes “story”-ve në Instagram, ku kanë ndarë bisedën e tyre private që zbulon nisjen e projektit. 

Ishte Ylli ai që mori nismën për ta ftuar Ritën në këtë bashkëpunim, ndërsa këngëtarja shqiptare e pranoi menjëherë pa asnjë hezitim.

Ylli i shkruan Ritës: “Bashkëpunim?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Do ta doja shumë”. E më pas këngëtari i thotë le ta bëjmë. 

Edhe pse nuk kanë dhënë ende detaje për datën e publikimit apo titullin e këngës, pritshmëritë janë të larta.