Aktorja e mirënjohur, Zendaya, ka refuzuar të komentojë spekulimet se ajo dhe partneri i saj, Tom Holland, janë martuar në fshehtësi.
Aktorja 29-vjeçare u pyet për zërat që qarkullojnë prej muajsh, pasi stilisti dhe miku i saj i ngushtë, Law Roach, kishte lënë të kuptohej më herët këtë vit se dy yjet e filmit “Spider-Man” kishin lidhur kurorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, në një intervistë për versionin britanik të revistës ELLE, Zendaya, zgjodhi të mos japë asnjë detaj.

“Jo, nuk do ta bëj këtë. Ata janë gjithmonë duke kërkuar diçka”, ka thënë ajo kur u pyet nëse ishte martuar me Holland.
Ylli i serialit “Euphoria” ka treguar gjithashtu sa shumë e ka shijuar bashkëpunimin me partnerin e saj në projektet e reja filmike “The Odyssey” dhe “Spider-Man: Brand New Day”.
Ajo ka thënë se ndjeu krenari të madhe duke punuar pranë “personit që dashuron”.

“Mund të kisha qarë, isha shumë krenare. Ishte një ëndërr. Shkoj çdo ditë në punë me shokun tim më të mirë, me personin që dashuroj. Marrim edhe qentë me vete në xhirime, është si një çështje familjare. Ne jemi rritur me këta filma. Është sikur të kthehesh në shtëpi”, është shprehur aktorja.
Zendaya ka pasur një vit shumë të ngarkuar, duke punuar në projekte si “The Drama” dhe sezoni i tretë i “Euphoria”.

Ajo ka pranuar se lodhja dhe angazhimet e shumta bënë që në një moment të harronte tekstin gjatë xhirimeve të “The Odyssey”, ku interpreton rolin e perëndeshës Athena.
“Më kujtohet se isha në xhirimet e Euphorias... Isha shumë e lodhur, ndërsa njëkohësisht po mësoja linjat në gjuhën Chakobsa për ‘Dune’. Nuk kam shumë tekst në ‘The Odyssey’, por po punoja me Christopher Nolan! Gjëja më e turpshme në botë do të ishte të ngatërroja tekstin… dhe kjo më ndodhi një herë”, ka treguar ajo.
Aktorja ka folur edhe për situatën globale dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për më shumë empati mes njerëzve.

“Ka një peshë dhe përgjegjësi të madhe në këtë kohë. Më thyen zemrën mënyra se si njerëzit dehumanizojnë njëri-tjetrin. Mendoj se shpesh nuk i shohim të tjerët si qenie njerëzore që meritojnë siguri, gëzim dhe të njëjtat gjëra që meritojmë të gjithë”, ka thënë ajo.
Intervista e plotë me Zendaya publikohet në numrin korrik/gusht të ELLE UK.