Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zoë Kravitz nxit spekulimet për fejesë me Harry Styles, shafqet në publik me unazë diamanti

Zoë Kravitz dhe Harry Styles

Zoë Kravitz dhe Harry Styles

Foto: Associated Press

Aktorja, Zoë Kravitz, ka nxitur thashethemet për fejesë me këngëtarin, Harry Styles, pasi u shfaq në publik me një unazë diamanti që vlerësohet rreth 1 milion dollarë.

Gjatë një shëtitjeje në New York, 37-vjeçja, e njohur për rolet në filmat si “The Batman” dhe “Big Little Lies”, si dhe si regjisore në filmin “Blink Twice”, u pa me një unazë të madhe diamanti në gishtin e martesës, duke shtuar dyshimet se çifti po shkon drejt martesës, ka raportuar The Sun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportimet sugjerojnë se Styles, 32 vjeç, ish-anëtar i grupit muzikor “One Direction” dhe artist solo me albume si “Harry’s House”, i ka propozuar asaj martesë.

Çifti, që janë në lidhje nga viti 2024, e ka mbajtur marrëdhënien kryesisht private, megjithëse janë parë së bashku në qytete si Londra, Roma dhe New-Yorku.

Detaje për unazën janë dhënë nga ekspertë të industrisë.

Chris nga “The Diamond Bank” në Los Angeles ka thënë për Daily Mail se “unaza e Zoë duket të jetë një diamant oval rreth 10 karatësh, i vendosur në ar të verdhë”. “Me shumë gjasë është bërë me porosi dhe kushton rreth 1 milion dollarë. Është e vendosur në stil ‘bezel’, që është shumë në modë këto ditë”, ka theskuar ai.

Sipas burimeve, propozimi i Styles ka qenë “tradicional” dhe “romantik”, dhe thuhet se Zoë ka pranuar menjëherë.

Një burim për Daily Mail tha se aktorja është “marrëzisht e dashuruar me të” dhe vlerëson faktin që ai “e mbështet në një mënyrë të bukur dhe të sjellshme”.

“Harry është plotësisht i dashuruar… do të hidhej edhe nga një shkëmb për të, ndërsa Zoë është në qiellin e shtatë”, ka thënë një burim për Page Six.

Burime të tjera thonë se askush në rrethin e tyre nuk është i befasuar nga kjo fejesë e mundshme.

Zoë ka qenë më parë e martuar me artistin Karl Glusman, ndërsa ishte gjithashtu e fejuar me aktorin Channing Tatum para ndarjes në tetor të vitit 2024.

“Ndarja është miqësore. Ata e kuptuan se janë në faza të ndryshme të jetës”, pati thënë një burim në atë kohë.

Nga ana tjetër, Styles ka folur hapur për jetën personale dhe të ardhmen.

“Unë ndalem nga gjithçka dhe pastaj vendos çfarë dua të rikthej në jetën time. Cilat janë gjërat që dua vërtet në jetën time? Mendoj se kam pasur një bisedë shumë të sinqertë me veten: ‘Në rregull, pas pesë vjetësh si dua të duket jeta ime? Dhe si mund të bëj ndryshime për ta arritur këtë?’. Nuk dua të jem ai personi që është vetëm dhe thotë: ‘E arrita’. Dua të ndihem i plotësuar dhe të kem marrëdhënie të mira… dua një familje”, pati thënë ai në një intervistë për Apple Music.

Marrëdhënia e Styles dhe Kravitz u bë publike në vitin 2024, kur u fotografuan duke u kapur për dore, dhe më vonë u panë edhe me babanë e saj, Lenny Kravitz, çka u interpretua si një shenjë se lidhja ishte bërë më serioze.

Që atëherë, ata janë parë shpesh bashkë në qytete të ndryshme dhe duket se marrëdhënia e tyre po forcohet gjithnjë e më shumë.