“Roli i politikës së jashtme të Gjermanisë ndaj Kosovës, 1990-2008”, Sylë Ukshini, “Artini”, Prishtinë, 2025
Libri i Sylë Ukshinit, “Roli i politikës së jashtme të Gjermanisë ndaj Kosovës, 1990-2008” (“Artini”, Prishtinë, 2025) është një studim shembullor mbi temën që trajton.
Marrë parasysh këtë, kërkoj që të reflektohet dhe të mendohet edhe mbi studimet dhe kërkimet historike kosovare mbi temat jokosovare dhe joshqiptare. Me një thjeshtim të vogël mund të thuhet se në fakt nuk ka ndonjë marrëdhënie, por një mungesë marrëdhënieje. Temat joshqiptare nuk shfaqen as për Kosovën dhe as për territore të tjera në hulumtimet historike. Kjo, ka pasoja të rënda. Tendenca e përhershme për trajtimin mbi tematika vetëm shqiptare është një pengesë e madhe për cilësinë shkencore, por edhe për rrjetëzimin ndërkombëtar të historiografisë kosovare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mënyrë më pozitive: ky tekst është një apel për të hapur temat e tjera dhe për të synuar ndërtimin e një “hulumtimi të jashtëm (ndërkombëtar)” kosovar.
Qasja albano-centrike dhe hapja tematike
Në librin e historianit Sylë Ukshini, lexuesi pa dyshim merr informacion të rëndësishëm edhe mbi Kosovën. Nga ky këndvështrim, ky studim është një shembull (fatkeqësisht jo shumë i zakonshëm) për studime metodologjikisht të mira, që janë zhvilluar me një sërë botimesh të përgjithshme mbi periudhën pas vitit 1990 (dhe sidomos pas 1998/99) në Kosovë, që nga çlirimi i saj.
Megjithatë, Ukshini shërben për diçka më shumë: një nxitje tematike inovative. Sepse në të vërtetë, ai nuk ka për qëllim kryesor Kosovën. Synimi i tij kryesor është Gjermania: politika e jashtme gjermane dhe ndryshimet e saj në një kohë të re vendimtare për Gjermaninë, Kosovën dhe Evropën. Njëkohësisht, bëhet fjalë për një vend që ka një rol të madh në Evropë dhe gjithashtu një ndikim të madh në nivel global. Po ashtu, për sistemin ndërkombëtar, zgjedhja e temave nga Ukshini lejon të kuptohen dhe të studiohen më thellë aspekte të rëndësishme.
Një shembull tipik janë pjesët e mëdha ku në librin e Ukshinit përmendet “Grupi i Kontaktit për Ballkanin” (paraardhësi direkt i “Quint-it”). Kjo platformë e re informale diplomatike shërbente për të ofruar fuqive të mesme evropiane një përfaqësim të veçantë në politikën në Ballkan. Në këtë nivel, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe (më vonë edhe Italia) fitonin në thelb të njëjtin nivel politik si SHBA-ja dhe Rusia.
Interesante është se politika e jashtme gjermane në mënyrë shumë të vetëdijshme e kishte synuar dhe e pranoi pozicion si një “fuqi” e barabartë. Pra, në këtë situatë, ajo nuk u orientua aq strikt te multilateralizmi i institucionalizuar, siç vetë zakonisht e thekson. Publiku gjerman pothuajse nuk e vuri re këtë. As kërkimet dhe hulumtimet historike gjermane të kohës nuk e kanë trajtuar pothuajse fare këtë. Për këtë arsye, libri i Ukshinit ka rëndësi jo vetëm për studiues kosovarë ose gjermanë, por edhe për lexues të “rëndomtë” që kanë interesim mbi temat e politikës.
E njëjta gjë vlen për lexuesit në Kosovë, edhe pse dhe sepse, siç u tha, kryesisht bëhet fjalë për Gjermaninë. Politika gjermane ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Kosovën. Analiza shkencore e sfondit historik është e dobishme edhe për akterët kosovarë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. Ukshini, me perspektivën e tij më të gjerë, i shërben edhe vendit të tij me përgjegjësisë e tij shoqërore si studiues.
Nga pikëpamja e kërkimit, studimi e tij është një shembull se kur studiuesit kosovarë hapin tematikat, ata mund të kontribuojnë me interes në tema më të përgjithshme ose tema jokosovare. Nëse kjo bëhet praktikë, historiografia e Kosovës mund të fitojë një vend unik, rrjetëzim më të thellë dhe një zë të dallueshëm në arenën evropiane dhe ndërkombëtare. Deri më tani, kjo mungon pothuajse plotësisht. Për më tepër, referimi i vazhdueshëm vetëm në sfondin shqiptaro-kosovar dëmton rëndësinë shkencore të vendit dhe ndikimin jashtë kufijve të gjuhës shqipe.
Për një “studim ndërkombëtar”
Në pjesën e dytë të këtij recensioni, dua ta pranoj që termi “kërkim i jashtëm (ndërkombëtar)” në gjermanisht (“Auslandforschung”) tingëllon disi i vjetër në aspektin shkencor. Sepse ai sugjeron një ndarje midis “vendit tonë” dhe “botës së jashtme”, që për evropianët perëndimorë nuk përshtatet më me imazhin e vetvetes dhe nuk tingëllon e lehtë për studime kërkimi. Megjithatë, e propozoj këtu si një term pune. Kush ka interesim mund t’i referohet edhe si “studime ndërkombëtare”. Mund të ndahen edhe më në detaje në tematikat me interes për Kosovën, për shembull, në “studime për Evropën Perëndimore” dhe “studime për Ballkanin”.
Institucionet bashkëkohore të “kërkimit të jashtëm” kanë një histori të gjatë (p.sh. Instituti Zviceran për Kërkimin e Jashtëm, Cyrih) dhe shpesh fokusohen më shumë në transmetimin e dijes për botën sesa në kërkimin rreth tyre. Pra nuk e kisha për këtë kuptim këtu, megjithatë rëndësia e transmetimit ndërkombëtar të rezultateve shkencore edhe jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për Kosovën.
“Kërkimi i jashtëm” duhet të ketë për qëllim kërkimin shkencor dhe transmetimin e njohurive shkencore mbi marrëdhëniet përtej kufijve të vet. Në një hap tjetër, këto njohuri mund dhe duhet të ndikojnë edhe në kërkimin e brendshëm dhe ndërkombëtar për Kosovën. Ideja fillestare e “Deutschen Ausland-Instituts” (sot: “Institut für Auslandsbeziehungen”, Stuttgart) duket pothuajse i formuluar për Kosovën e sotme: i themeluar në 1917, në mes të Luftës së Parë Botërore sipas themeluesve të tij paraqiste një “vepër paqeje në mes të luftës”.
Sigurisht, sot Kosova nuk është më “në mes të luftës”. Por Serbia mbetet një kërcënim për shtetësinë e saj. Prandaj, është e paarsyeshme që në Kosovë nuk ka kërkim serioz mbi Serbinë, ashtu si mbi fqinjët e tjerë jashtë hapësirës shqiptare. Këta fqinjë nuk janë të rrezikshëm si Serbia, por për shkak të lidhjes së ngushtë me historinë dhe të tashmen e Kosovës, është i domosdoshëm kërkimi shkencor. Deri më tani, kjo mungon. Kjo situatë është e dëmshme për kërkimin, publikun dhe politikën e Kosovës.
Për të ndërtuar kapacitete “kërkimore jashtë vendit”, duhet investuar diçka. Së pari, nevojitet më shumë kuriozitet intelektual dhe interes shkencor për “të jashtmen” sesa deri më tani. Kjo mund të realizohet lehtësisht në nivel individual. Së dyti, duhet të ketë mbështetje institucionale për të zhvilluar më tej këtë interesim. Shembull, studentët e historisë në Universitetin e Prishtinës duhet të kenë më shumë mundësi (dhe herë pas here më shumë presion) për të marrë pjesë në lëndët filologjike të vendeve fqinje. Sa u përket gjuhëve ballkanike dhe gjuhëve e mëdha evropiane duhet të ofrohet mundësia për t’i mësuar ato për qëllime shkencore. Prandaj, studiuesi Sylë Ukshini nuk mund të shkruante librin e tij pa njohuri të mira të gjermanishtes. Njohuritë gjuhësore përtej anglishtes do të jenë gjithmonë të rëndësishme për kërkime historike të mira, edhe pse inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në leximin e teksteve përkatëse, kur bazat e njohurive ekzistojnë. Përpjekja e investuar shpërblehet vetvetiu. Në thelb, gjithçka që duhet për një të ardhme më të mirë kosovare është më shumë vetëbesim, guxim dhe hapje në kërkimin shkencor. Të paktën tani, me librin e Sylë Ukshinit, ekziston një shembull i mirë.
Dr. Konrad Clewing është studiues i lartë, bashkëredaktor i serive shkencore: “Südosteuropäische Arbeiten”, “Südost-Forschungen”, “Handbuch zur Geschichte Südosteuropas”, Regensburg, Gjermani