SOT

9-vjeçari prishtinas me medalje të artë në turneun për karate

U rendit i pari në turneun për sportin e karatesë.

Ky është 9-vjeçari Noar Hajdini nxënës i “Shkollës së Gjelbër” në Prishtinë.

Noari qysh në vegjëli thotë se i donte sportet luftarake, andaj zgjodhi që krahas shkollës të niste ushtrimet për karate.

“Jam Noar Hajdini. Jam 9-vjeçar, nxënës i shkollës së Gjelbër”. Që nga viti i kaluar kam filluar me karate dhe jam shumë i lumtur që merrem me këtë sport dhe po e vazhdoj tutje, sepse gjithnjë më kanë pëlqyer sportet luftarake dhe e kam zgjedhur me vet dëshirë karatenë”, ka thënë ai.

Është bërë 1 vit që kur Noari pjesë të pandashme të ditëve të tij i ka ushtrimet për karate.

E gjithë dita e tij është e ngjeshur me aktivitete thotë ai, të cilat e kanë bërë të gëzoj një disilpinë strike në përditshmëri edhe si nxënës.

“Fillimisht i kam mësuar katat dhe pastaj kam marrë pjesë në garën e parë ku e fitova vendin e parë. Besoj që vendin e parë e arrita falë ushtrimeve të vazhdueshme që i kam bërë. Prej fillimit jam regjistruar në klubin e karatesë ‘Luftëtari’. Unë i kam ditët me plot angazhime. Nga mëngjesi nisi në shkollë, pastaj shkoj në kursin e gjuhës angleze dhe pasdite shkoj për dy orë në karate”, ka shtuar ai.

9-vjeçari nga Prishtina thotë se ka zhvilluar gara në të gjitha qytetet e Kosovës.

E veçon gara e fundit, në të cilën fitoi medaljen e artë në mesin e shumë bashkëmoshatarëve të tjerë karateist.

“Unë kam marrë pjesë në gara të shumta nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Prej të gjitha garave, kjo e fundit ku kam qenë e që ishte në shtator të këtij viti, mua më ka lënë përshtypje sepse arrita ta marrë vendin e parë në turneun ‘Shpresat e Kosovës’, të cilën e ka mbajtur Federata e Karatesë së Kosovës. Për me arrit këtë sukses ku u rendita i pari në këtë turne, kam ushtruar një javë rregullisht vetëm në kata e pastaj edhe ushtrime të tjera. Ndonjëherë edhe nëse nuk e fiton duhesh me u ndi mirë që ke marrë pjesë”, është shprehur ai.

Dy figurat e njohura botërore në artet marciale janë edhe të preferuarit e Noarit, të cilëve ua përcjell edhe teknikat për karate.

Synimet e tij janë që një ditë ta përfaqësoj Kosovën jashtë shtetit me këtë sport luftarak.

“Për turneun ku unë fitova medalje si i pari, të gjithë kanë qenë bashkëmoshatar të mi garuesit e tjerë, por mendoj se përgatitja ime ka qenë e një niveli shumë të lartë. Unë i kam dy karateist të preferuara që i njeh e gjithë bota e që janë Jackie Chan dhe Bruce Lee. Prej kur i kam shiku ata gjithnjë kam dashur të behëm si ta”, ka thënë ai.