Erzë Surdulli
Janari ka rritur interesimin e qytetarëve për t’u regjistruar në palestër.
Pas festave të fundvitit, janari është muaji i premtimeve për pamje më të mirë.
Jehona Gashi është shembull i mbajtjes së një premtimi të tillë. Ajo vetë ka humbur peshë dhe sot është edhe trajnere fituesi.
Ushtrimet intensive ndikojnë në humbje më të shpejtë të peshës derisa personat marrin rekomandime të ndryshme varësisht prej peshës së tyre trupore dhe moshës.
Më shumë këshilla për të humbur peshë po kërkohen edhe te nutricistët.
Nutricionistja Dhurata Nasufi Halabaku tregon se përveç aktivitetit fizik edhe ushqimi i rregullt ka rol kyç në humbjen e peshës.
Gabimi më i shpeshtë, sipas nutricistes është ndalimi i ushqimit për një periudhë të caktuar, gjë që mund të dëmtojë shëndetin.
Anashkalimi i darkës nuk rekomandohet, edhe pse shumë njerëz e praktikojnë, mund të ndikojë negativisht në metabolizëm dhe në nivelin e energjisë, shtoi Halabaku.
Ushqimet e pasura me proteina dhe fibra ndihmojnë shumë në humbje të peshës e në ngopje më të gjatë.
Përveç farërave të ndryshme rekomandohet edhe konsumi i çajeve për të ndihmuar metabolizmin.