Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij ka mundur të fitojë në qoftë se rastet e krijuara do të shfrytëzoheshin.
Megjithatë, ai është pajtuar me barazimin dhe ka thënë se është rezultat i drejtë.
“Besoj se ka qenë ndeshje e luftuar, me presing ofensiv e defansiv, nga të dyja ekipet. Ishim në ekuilibër gjatë gjithë kohës sepse edhe në ndeshjen e fundit që e kishim me Prishtinën, u mundua të na kapte në kundërsulme. Kemi pasur disa raste më tepër se Prishtina, por kryesisht pati luftë në mesfushë. Duke u nisur nga fakti që nuk i shfrytëzuam rastet dhe atë ëq prodhoi loja, rezultati i barabartë ishte më i drejti. Sulmuesit duhet të jenë më të vëmendshëm para portës, duhet të jenë më efektiv në zonën e golit”, deklaroi trajneri Daja për “ArtMotion” pas ndeshjes.