Sport

Ferizaj pret fitore nga “ndeshja kryesore e stinorit”

Ndeshja ndaj Ballkanit është më e rëndësishmja e këtij kampionati për skuadrën e Ferizajt. Kështu ka vlerësuar të enjten Bylbyl Sokoli, trajner i Ferizajt.

Ferizaj e pret Ballkanin e Suharekës të premten (sot) në kuadër të xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Takimi zhvillohet prej orës 13:30 në fushën me bar sintetik në Ferizaj, shkruan sot Koha Ditore.

Ferizaj i goditur nga një krizë financiare në dimër, po bën përpjekje për të shmangur pozitën e parafundit që dërgon në kategorinë e dytë. Synim i Ferizajt është pozita e nëntë apo e dhjetë që sigurojnë ndeshje të barazhit, përkatësisht rast të ri për mbetje në elitën e futbollit kosovar.

Ferizaj javën e kaluar pësoi 3:1 nga Drenica. Në xhiron e 18-të fitoi 2:0 ndaj Trepçës '89, ndërsa kishte pësuar edhe nga Feronikeli në garat e Kupës. Aktualisht është në vend të parafundit (11) me 18 pikë. Një pikë më shumë e ka Liria e vendit të dhjetë....(Artikulli i plotë sot në Koha Ditore)