Sport

Pesëshet e Majlindës dhe të Norës në evropiane

Katër gishta ka ngritur Majlinda Kelmendi pasi fitoi medaljen e artë në Minsk, një javë më parë. Kështu kampionia olimpike po tregonte për titullin e katërt evropian që po e festonte në atë moment. 

Nëse llogariten medaljet e fituara nga ngjarja kryesore kontinentale, atëherë Majlinda me katër gishta nuk ka përshkuar të gjithë suksesin e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Duke përfshirë vetëm kampionatet evropiane për seniorë, Majlinda i ka pesë medalje, katër prej tyre të arta. Plot pesë medalje nga k a m p i o n a t e t evropiane për seniorë i ka edhe Nora Gjakova. 

Nora nuk ka tituj aq sa Majlinda, por për të dy xhudistet kampionatet evropiane janë garat e mëdha më të suksesshme, kur merret për bazë numri i medaljeve të fituara deri më tash.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)