Sport

Prishtina pret të kryejë punë sot, në Gjibraltar të shkojë e qetë

Fitorja e Feronikelit të martën mbrëma i lë vend një ndeshjeje tjetër evropiane që zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Këtë herë do të jetë skuadra e Prishtinës që do të luajë ndeshje evropiane. Prishtina të enjten mbrëma (sot, 20:45) takohet me skuadrën St Joseph's në ndeshjen e parë të raundit paraeliminator të Ligës së Evropës, nivelit të dytë të garave evropiane.

Ndeshjet e deritashme me ekipet e Gjibraltarit bëjnë që në letër Prishtina të jetë favorite. Feronikeli të martën mbrëma fitoi ndaj Lincolnit nga Gjibraltari (1:0) në gjysmëfinale të raundit paraeliminator të "Championsit", shkruan sot Koha Ditore.

Vjet Drita e mposhti të njëjtën skuadër, ndërsa Prishtina kishte eliminuar skuadrën Europa nga Gjibraltari në raundin paraeliminator të Ligës së Evropës. Në Gjibraltar ndeshja kishte përfunduar 1:1, ndërsa në Mitrovicë, Prishtina fitoi 5:0. Ishte suksesi i parë i Prishtinës në pjesëmarrjen e dytë në Ligën e Evropës. Prapë Prishtina është kualifikuar në Ligën e Evropës dhe e synon të paktën suksesin e para një viti - të kalojë raundin paraeliminator.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)