Për dallim nga Granit Xhaka, futbollisti i kombëtares së Zvicrës Xherdan Shaqiri ka bërë thirrje për vaksinim kundër koronës – me tri fjalë: “Unë jam i vaksinuar”. Dhe ka shtuar se futbollistët duhet të jenë shembull për mërgimtarët.
Para disa javësh, kur numri i të infektuarve me virusin korona në Zvicër po rritej dhe një pjesë e konsiderueshme e të infektuarve ishin nga Ballkani, autoritetet zvicerane i bënë thirrje Federatës së Futbollit që të lejojë futbollistët e kombëtares të bëjnë apel publik për vaksinim. Federata kërkoi para për këtë dhe u ballafaqua me kritika të ashpra.
Tani Xherdan Shaqiri, i veshur me dresin e klubit të ri Lyonit të Francës, ka postuar një fotografi në Instagram me një mesazh të thjeshtë: “Unë jam i vaksinuar”. Në këtë aksion po marrin pjesë edhe futbollistët Andi Zeqiri, Breel Embolo, Christian Fassnacht, Renato Steffen dhe Silvan Widmer. Të gjithë këta futbollistë i janë bashkuar fushatës së entit federal të shëndetësisë. Federata e Futbollit e ka ndryshuar mendjen dhe i ka ndihmuar entit të shëndetësisë për të kontaktuar futbollistët që duan të marrin pjesë në fushatën për vaksinim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksioni i Shaqirit është pritur mirë nga mediat zvicerane. Për dallim nga Granit Xhaka, i cili nuk është vaksinuar kundër koronës dhe ishte infektuar me virus, ndërsa tani për shkak të lëndimit nuk luan për Zvicrën, Shaqiri ka zgjedhur një rrugë tjetër. Duke arsyetuar apelin e tij për vaksinim Shaqiri tha: “Ne lojtarët jemi shembull për mërgimtarët”.
ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror kundër Irlandës së Veriut (të shtunën) dhe kundër Lituanisë (të martën) Shaqiri, si zëvendës i Xhakës, do të jetë kapiten i kombëtares së Zvicrës. Vitin e kaluar Shaqiri ishte infektuar me koronavirus. Ai tha se vaksinimi është i “mirë për çdokënd”. Shaqiri tha se me Xhakën nuk ka folur lidhur me vaksinimin dhe shtoi se secili duhet të vendosë vetë. Por, sipas Shaqirit, më e rëndësishmja është që të bëhet vaksinimi.