Skuderia e Formula 1, Sauber, i ka larguar nga ekipi ngasësit Valtteri Bottas dhe Zhou Guanyu, për edicionin e ardhshëm. Bottas në 67 raste ka qenë pjesë e podiumit, në vendin e parë, të dytë apo të tretë, në garat Grand Prix të Formula 1.
Të mërkurën, Sauberi ka njoftuar edhe për dy ngasësit e rinj për sezonin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo skuadër po kalon formë shumë të dobët, pasi është në vendin e fundit pa pikë në renditjen për konsturktorë, ndërsa nuk ka qenë në top-dhjetëshe, në asnjërën prej garave të kësaj kampanje.
Bottas dhe Guanyu garojnë së bashku për këtë ekip prej vitit 2022.
Në atë vit kishin përfunduar në vendin e gjashtë, ndërsa në edicionin e kaluar, përfunduan në vendin e nëntë.
Sauberi më parë njihej si Alfa Romeo, ndërsa marka Audi do të jetë operator i ekipit nga viti 2026.
Nico Hulkenberg dhe Gabriel Bortoleto do të jenë ngasësit e rinj.