Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Ferizaj e fiton finalen e parë

Ferizaj - Luboteni

Volejbollistët e Ferizaj e kanë fituar ndeshjen e parë finale të plejofit të Superligës së Kosovës.

Ndeshjen e parë të serisë finale, Ferizaj e fitoi ndaj Lubotenit, 3:1 në sete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Takimi nisi me shumë rivalitet dhe emocione, ku seti i parë u vendos vetëm pas pikëve shtesë, me Ferizajn që triumfoi 28:26. Më pas vendasit dominuan bindshëm në setin e dytë me rezultat 25:10, ndërsa Luboteni reagoi në të tretin duke ngushtuar shifrat. Megjithatë, Ferizaj riktheu kontrollin në setin e katërt dhe e mbylli ndeshjen me fitore të merituar”, shkruan Federata e Volejbollit e Kosovës.

Kampion i Kosovës shpallet skuadra që arrin tri fitore.