Ka shumë para në turneun e tenisit “Six Kings Slam” në Riad të Arabisë Saudite. Jannik Sinner është fitues i turneut në Arabi, ndërsa pas fitores në finale ndaj Carlos Alcarazit, arkëtoi plot 6 milionë dollarë.
Numri dy në botë, Sinner, fitoi ndaj numrit një, Alcaraz me 6:2 e 6:4 në sete. Për sukses, italianit Sinner i takojnë 4,5 milionë dollarë. Ai tashmë i ka të garantuara 1,5 milionë dollarë për pjesëmarrje, njëjtë si gjashtë tenistët tjerë të ftuar.
Për vetëm tri ndeshje, Sinner pranoi shpërblim më të madh se për triumf në ndonjë prej turneve Grand Slam.
Turneu në Arabi nuk ofron pikë në renditje, nuk ofron titull të madh, por ofron shumë para. Dhe ka shumë që e kritikojnë organizimin e tij.
Sinnerit iu dhurua edhe një raketë e punuar plotësisht nga ari. Sipas mediave, vlera e saj është 250 mijë euro.