Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Hamiltoni e fiton garën e parë me Ferrarin

lewis Hamilton

Foto: Associated Press

Lewis Hamilton e ka regjistruar fitoren e parë për Ferrarin në Formula 1. Ai triumfoi të dielën në garën Grand Prix në Barcelonë. 

Gara ishte dramatike, por në fund Hamilton e siguroi triumfin e parë që nga viti 2024. Në atë vit, Hamiltoni kishte triumfuar në Grand Prix të Belgjikës, teksa ishte ende pjesë e skuderisë së Mercedesit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kimi Antonelli i Mercedesit, i cili e udhëheqë renditjen në Formula 1, e kaloi shokun e skuadrës, George Russell, për pozitën e dytë, kur kishin mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të garës. Por, një problem elektrik ia pamundësoi arritjen në finish. 

Russell përfundoi në pozitën e dytë, ndërsa Lando Norrisi i McLarenit përfundoi i treti. 
Është podiumi i parë i trefishtë i ngasësve britanik që nga gara e SHBA-së në vitin 1968. 
Rusell i afrohet Antonellit në renditje. Tani është 50 pikë prapa italianit.