Sporte të tjera

Kastrioti e humb ndeshjen e parë nga Differdange

KH Kastrioti

Hendbollistët e Kastriotit të Ferizajt e kanë humbur ndeshjen e parë që ishte e vlefshme për raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Kupa Evropiane është niveli i tretë i garave kontinentale për klube të hendbollit.

Kastrioti i Ferizajt të premten në palestrën e qytetit në Lipjan u mposht 31:28 nga kampioni i Luksemburgut, Differdange.

Edhe ndeshja e kthimit do të luhet në palestrën e qytetit në Lipjan të shtunën nga ora 20:00.

Alban Haziri ishte më efikasi te Kastrioti me nëntë gola. Me lojë të mirë u shqua Jeton Bislimi, që i kishte shtatë gola. Felippe Teixeira i shënoi pesë gola, derisa portieri Ëadi Chebbi u dallua me plot 15 pritje.

Kastrioti është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës.

Kastrioti nuk luan në palestrën në Ferizaj, për shkak të shfrytëzimit për procesin e numërimit të votave.