Skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, ka garuar të dielën në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore "Milano Cortina 2026". Ajo nuk e përfundoi lëshimin e parë. Doli nga shtegu.
Kryeziu doli nga shtegu edhe në garën e parë në Lojëra Olimpike. E ka edhe një garë tjetër.
Ndërkohë skitarja e Shqipërisë, Lara Colturi u rendit e katërta pas lëshimit të parë. Ajo ka gjasa të mira për medalje, që do të ishte historike për Shqipërinë.