Sporte të tjera

Kiana Kryeziu del nga shtegu në garën e parë

Kiana Kryeziu

Skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, nuk e ka përfunduar garën në disiplinën Super-G në Lojerat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Kryeziu gjatë lëshimit doli nga shtegu.

Skitarja nga Prishtina ishte e parafundit që beri lëshimin në garën në Super-G.

Ishte gara e parë për Kryeziun në Olimpiadën Dimërore.

Kryeziu do ta përfaqësojë Kosovën edhe në sllallom të madh dhe sllallom.

Në “Milano Cortina” do të paraqitet edhe Drin Kokaj.