Sporte të tjera

Kosova luan në mars, kundërshtari mund të jetë i Evropianit

Kosova- hendboll

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për herë të parë do të paraqitet në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.

Ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese luhen më 18/19 dhe 21/22 mars të vitit të ardhshëm, ka njoftuar FHK-ja të hënën. 

Në fazën e dytë kualifikuese do të garojnë 16 ekipe përfaqësuese. Tetë prej tyre kalojnë në raundin e tretë, që është edhe i fundit të kualifikimeve për Botërorin 2027.

Kosova do të jetë në vazon e dytë për short. Në vazon e dytë janë edhe Sllovakia, Lituania, Belgjika, Finlanda, Izraeli, Turqia e Letonia. 

Në vazon e parë do të jenë Greqia dhe Bosnjë-Hercegovina si dhe gjashtë përfaqësuese që përfundojnë në vend të fundit në grupet e Euro 2026. 

Kosova luan me një ekip të vazos së parë. 

Shorti do të tërhiqet pasi të përfundoi faza e parë grupore në Euro 2026. Evropiani i vitit të ardhshëm mbahet prej 15 janarit deri më 1 shkurt në Danimarkë, Norvegji e Suedi.

Kosova u kualifikua në raundin e dytë duke fituar të dy ndeshjet me Britaninë e Madhe. Kualifikimi u sigurua të dielën mbrëma në Prishtinë.