Përzgjedhësi i Kosovës për volejbolliste, Lorik Ilazi, e ka bërë publike të mërkurën listë ne gjerë për ndeshjet e qershorit.
Për ndeshjet e Ligës Evropiane, Kosova do të grumbullohet pas përfundimit të kampionatit për ndeshjet që do të luhen në qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova do të marrë pjesë në formatin e ri të garës së Konfederatës Evropiane të Volejbollit, “Volleyball European League 2026”.
“Në listën e publikuar bie në sy rikthimi i disa lojtareve me përvojë dhe bagazh të rëndësishëm në ekipin kombëtar, si dhe përfshirja e volejbollisteve që aktivizohen në kampionate të forta evropiane, si në Itali, Turqi dhe Zvicër”, shkruan në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Kosova do të përballet me Spanjën, Bosnjë-Hercegovinën, Greqinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Hungarinë.
Ndaj Spanjës do të luajë në Bosnjë-Hercegovinë. Në Bosnjë-Hercegovinë e luan edhe ndeshjen ndaj përfaqësueses së këtij vendi. Në Greqi do të përballet me përfaqësuesen e këtij vendi e po ashtu edhe kundër Portugalisë.
Në Kosovë e pret Malin e Zi dhe Hungarinë.
Ndeshjet luhen nga 7 deri 21 qershor.
“Kombëtarja e Kosovës synon paraqitje sa më dinjitoze në këtë edicion të ri të Ligës Evropiane, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe avancim në fazat e mëtejshme të garës”, shkruan në njoftimin e FVK-së.
